Liga e parë, derbi i takoi Feronikelit
Për dallim nga Superliga, në Ligën e parë fundjava u takoi skuadrave nikoqire.
Nderin e mysafirëve e shpëtoi Feronikeli që në Vushtrri mposhti Kosovën me rezultat 1-0. Me këtë fitore, Feronikeli u përforcua në pozitën e parë duke qenë pretendenti më serioz për titull të kampionit që shpije në rangun elitë.
Ndeshja Rahoveci – Flamurtari u ndërpre pasi që një futbollist mysafir sulmoi gjyqtarin. Në të gjitha ndeshjet tjera fitore shënuan nikoqirët. Në këtë xhiro pushoi Istogu.
Rezultatet:
Kosova (V)-Feronikeli 0-1
Ramiz Sadiku -Hajvalia 2-1
Deçani-Llapi 3-1
Ballkani-Fushë Kosova 4-1
Ferizaj-Vitia 1-0
2 Korriku- Ulpiana 2-0 .
Rahoveci – Flamurtari (u ndërpre)
Këtë javë pushoi Istogu.
Kryeson Feronikeli me 46 pikë, para Hajvalisë me 34 dhe Ferizajt me 32 pikë. Renditjen e skuadrave në këtë rang garash e përmbyll Rahoveci me 10 pikë.
Në xhiron e ardhshme takohen:
2 Korrku – Ballkani
Deçani – Ferizaj
Feronikeli – Flamurtari
Fushë Kosova – Hajvalia
Istogu – Kosova (V)
Llapi – Rahoveci
Ramiz Sadiku – Ulpiana
Vitia pushon.