Subscribe:

Labels

IFFHS: Premier League zgjidhet liga më e fortë e botës,liga shqiptare e 40

Instituti për histori dhe statistika në futboll ka zgjedhur Premier Leaguen si ligën më të fortë në botë.

Vitin e kaluar këtë epitet e kisha marrë liga spanjolle e cila tani renditet e dyta.

Ja edhe lista e top 10:
1.Anglia me 12.619,0 pikë
2.Spanja me 12.314,0 pikë
3.Italia me 11.513,0 pikë
4.Gjermania me 10.115,0 pikë
5.Franca me 9.645,5 pikë
6.Holanda me 8.039,0 pikë
7.Portugalia me 7.703,5 pikë
8.Belgjika me 6.776,5 pikë
9.Greqia me 6.775,0 pikë
10.Turqia me 6.774,5 pikë

Kurse Superliga shqiptare u renditë e 40 me 2.609,0 pikë ndërsa lista mbyllet me ligën e Luksemburgut

Shaqiri: E pyeta trajnerin e Bayernit,a do nervozoheni nëse shënoj gol ndaj jush?…


Xherdan Shaqiri ka deklaruar se e ka pyetur trajnerin Jupp Heynckes se a do nervozohet nëse kosovari me nënshtetësi gjermane shënon ndaj Bayernit.

”Bayerni do vijnë për fitore në Bazel.Do luajnë krejtësisht ndryshe nga loja ndaj Freiburgut dhe unë ende them se ata janë klubi më i mirë gjerman”

”Unë e pyeta zotin,Heynckes se a do çmendej nëse unë do shënoja gol ndaj Bayernit por ai vetëm qeshi”,tha Shaqiri

Në këpucët e Granit Xhakës është flamuri i Zvicrrës,Shqipërisë dhe Kosovës


Granit Xhaka vërtetë se është shqiptar i vërtetë pasi kjo u konfirmua nga vetë ai.

Te këpucët e tij,te e djathta është flamuri i kombëtares zvicërrane pasi ai ka atë nënshtetësi.

Ndërsa te këpuca e majtë janë të treguara flamuri i Shqipërisë dhe Kosovës të cilët janë të ngjitur

Bazeli mposhtë edhe Bayernin


Bazeli ka arritur të e mposhtë Bayernin me rrezultatin minimal,1-0.

Pjesa e parë filloi mirë për Bayernin e cila kishte dy raste të mira shënimi por ishte portieri Somer që shpëtoi skuadrën e tij.

Bazel kishte dy raste fenomenale pasi Dragovic dhe A.Frei goditën nga njëherë shtyllën.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin shumë të mirë gjatë 45 minutave të parë ku rrezultati mbeti 0-0

Pjesa e dytë ishte më pak interesante pasi asnjëra skuadër nuk kishte raste shënimi.

Por kur zhvillohej minuta e 86 ishte Stocker që realizoi për rrezultatin final 1-0.

Me këtë fitore Bazeli i ka vështirësuar punët Bayernit në mas të madhe

Sneijder: Luajtëm mirë por humbëm


Mesfushori holandez i Interit, Wesly Sneijder humbjen ndaj Marseilles e ka quajtur si humbje të hidhur për zikaltërit.

“Ishte vërtet një ndeshje ku kemi luajtur shumë mirë pas disa humbjeve në kampionat.Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë në pjesën e parë.Të gjith kemi lujatur me zemër por nuk mund të them asgjë për golin që e pranuam në fund të ndeshjes.Është vërtet një humbje e hidhur”,tha holandezi.

Interi dje u mposhtë nga Marseille në skeondat e fundit të ndeshjes me rrezultat minimal 1-0.

Larsson: Xavi më i miri me të cilin kam luajtur!


Ish-sulmuesi i Barcelonës, Henrik Larsson ka thënë se pa asnjë dyshim Xavi Hernandez është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë ai.

“Xavi pa asnjë dyshim është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur unë deri tani”.

“Mënyra sesi ai lëvizë dhe kthehet pa topin është fantastike. Ai shumë vështirë e humb një top. Ai të jep pasimin në momentin më të duhur”, tha Larsson.

Benzema mungon dy javë


Karim Benzema duket se do mungojë dy javët e ardhshme për skuadrën mbretërore,Real Madrid.

Sulmuesi francez u lëndua ndaj CSKA Moskës me ç’rast u largua menjëherë nga loja duke u zëvendësuar nga Higuaim.

Nga kjo Reali duket se ka konfirmuar mungesën e Benzemas për dy ndeshjet e ardhshme gjë e cila nuk është lajm shumë i keq

Alves: Barcelona është asgjë pa Guardiolan


Dani Alves tha se skuadra e Barcelonës do ishte asgjë nëse Pep Guardiola do largohej nga skuadra katalunase.

”Unë mendoj se Guardiola do të nënshkruajë përsëri, sepse pa të ne jemi asgjë”

”Pa të ne do humbasnim spirancën tonë pasi Guardiola na ka dhënë stabilitetin dhe ai nuk duhet të largohet kurrë nga Camp Nou”,tha braziliani

PL me një ekip më pak në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër?


Nëse Chelsea dhe Arsenali eliminohen nga kjo fazë e Ligës së Kampionëve atëherë Premier League sezonin tjetër do të jetë vetëm me tre klube që do të shkojnë në Ligën e Kampionëve.

Një gjë e tillë sezonin e kaluar ndodhi me italianët të cilët nuk arritën rezultate të mira dhe për këtë arsye në këtë sezon vetëm vendi 1,2,3 i Serie kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Por si duket do të jetë Premier League ajo që sezonin tjetër do të ketë vetëm tre klube në këtë garë teksa italianët përsëri do të kenë katër klube pasi Milani dhe Napoli janë shumë pranë çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

City deklason Porton


Manchester City e ka deklasuar Porton të cilën e mposhti me rrezultat 4-0 ndërsa me rrezultat të përgjithshëm 6-1.

Pjesa e parë nuk ishte aq interesante edhe pse ajo filloi shumë mirë për Cityn që avansoi vetëm pas 20 sekondave lojë me anë të Agueros.

Pjesa e dytë ishte ajo vendimtarja ku City arrit të realizojë edhe tri herë tjera.

Së pari Dzeko pas asistimit të Agueros realizoi për 2-0 (76′) dhe pas golit Rolando portestoi te gjyqtari dhe më pas ky i fundit e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë dhe Rolando u largua nga loja.Pas tij i erdhi rradha David Silvas i cili në minutën e 84 realizoi për 3-0 pas asistimit nga Pizarro.

Ky i fundit vulosi rrezultatin final të takimit pas golit të realizuar në minutën e 86.Me këtë rrezultat City plasohet në 1/8 e finales ku do takohet me fituesin e takimit Legia Warsawa-Sporting

Për Pogban vendoset javën e ardhshme


Siç duket për lojtarine ri të Manchester United , Paul Pogba do të vendoset gjithçka javën e ardhshme.

Për Pogban janë shum skuadra të intersuara dhe për këtë arsyje klubi anglez pritet të vendos gjithçka javën e ardhshme.

Anglezët siç duket do të pëepiqen të mbajn atë edhe sezonin e ardhshëm pasi që Pogbas kontarta i skadon në qershor të këtij viti.

Drejtusit e Manchester Unitedit i ka kapluar frika pasi që Pogba në qershor mundë të largohet me parametra zero.

Nasri: Arsenal,tani fokusohu në Premier League!


Samir Nasri ka sugjeruar ish klubin e tij të koncentrohet që tani në Premier League.
Kjo vije pas humbjes 2-0 të Arsenalit nga Sunderlandi në kuadër të FA Cup ku Gunners u eliminuan.
Për këtë Nasri shkroi në twiterin e tij zyrtar
”Rrezultat zhgënjyes i Arsenalit në FA Cup,tani koncentrohuni në Premier 

Benzema: Nuk do ndalemi këtu!


Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka thënë se klubi i tij do të luftojë që të ketë këtë formë që e ka tani deri në fund të sezonit.
“Ishte një ndeshje e mirë sidomos në fund. Unë nuk e di nëse goli i dytë ishte i imi apo i Ramosit por kjo nuk është me rëndësi pasi ne e fituam takimin”.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund për të mbajtur këtë formë”, tha Benzema pas ndeshjes.
Real Madridi momentalisht është 13 pikë para Barcelonës që nesër takohet me Valencian në Camp Nou.

Mou’ për tifozët e Interit dhe Chelseat: Jam trajner i Realit


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka thënë se tashmë ai është trajner i Los Blancos dhe se Chelsea dhe Interi kanë qenë dashuria e tij e së kaluarës.
“Mesazhi im për ata është se Chelsea dhe Interi është e kaluara ime por tani unë e mbështes klubin që e trajnoj”.
“Ajo është e kaluara, një e kaluar e shkëlqyer, por unë tani jam këtu dhe po luftojmë së bashku për të fituar tituj”, tha Mourinho pas takimit kundër Racing Santanderit.

Ronaldo i pabesueshëm – 121 gola në 123 ndeshje


Cristiano Ronaldo tashmë është duke thyer çdo parashikim të mundshëm pasi ka shënuar plotë 121 gola në 123 ndeshje me fanellën e Real Madridit njëkohësisht duke barazuar kështu dhe rekordin e Juanitos.
Ronaldo shënoi golin e parë për Real Madridin në fitoren kundër Racing Santander me rezultat 4-0 dhe ai ishte goli i tij i 121 në 123 ndeshjet zyrtare të Los Blancos.
Juanito ka shënuar 121 gola për Real Madridin në 401 paraqitje teksa Ronaldo e ka bërë këtë gjë në vetëm 123 paraqitje duke kaluar vetëm dy sezone e gjysmë te Real Madridi.
Ronaldo ka shënuar 94 gola në La Liga, 16 në Ligën e Kampionëve, 10 në Copa del Rey dhe një në SuperKupë.

Ibrahimovic spjegon momentin e takimit me Henryn


Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai ishte tepër i lumtur që ka pasur mundësi të shihet me Thierry Henryn përsëri dhe e ka përshkruar atë si njeri.

“Unë e njoh Henryn dhe se çfarë ka bërë ai për futbollin – ai ka bërë histori në këtë sport – por kjo nuk është e tëra pasi ai është një person fantastik me një zemër të madhe. Ai është një shok i imi, pasi ne kemi kaluar shumë kohë së bashku te Barcelona”.

“Ishte një moment i mirë për mua të mëkurën të takohem me të përsëri pasi nuk e kam parë për një kohë të gjatë. Kur unë kam pasur disa dështime te Barcelona ai ka qenë gjithmonë aty te unë dhe ka qenë pozitiv me mua. Ne kemi pasur edhe shakat e mira, kështu ishte e shkëlqyer për mua ta shoh përsëri atë”, tha Ibrahimovic.

Guardiola: Më duan sepse kam fituar në të kundërtën do hedhnin gurë te unë


Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka dhënë një deklaratë mjaftë kontraverse pasi ka thënë se njerëzit dhe fansat duan që ai të rinovojë kontratën pasi ka fituar shumë tituj sepse në të kundërtën ata do të hedhnin gurë te ai.

“Unë i falënderojë fansat dhe njerëzit të cilët e duan rinovimin tim, por nëse unë nk do të kisha fituar shumë titujë atëherë ata do të hedhnin gurë te unë”.

“Jam gjithashtu i lumtur që klubi im nuk ka vendosur një kohë të caktuar për rinovimin tim. Unë kam thënë me mijëra herë, mund të rinovojë për pesë apo gjashtë vite, por ju e dini mendimin që kam unë. Është zgjedhje personale, pra rinovojë vetëm për një sezon, nuk ka të bëj asgjë me klubin”.

“Unë nuk mund të punojë nëse nuk ka besim se mund të bëhemi të fortë mjaftueshëm”, tha Guardiola.

Gomez të nënshkruajë kontratë 45 milionëshe me Bayernin


Mario Gomez është duke shikuar të nënshkruajë një kontratë të re prej 45 milionë euro me klubin e tij aktual, Bayern Munich.

Kontrata e tij aktuale përfundon në verën e vitit 2013 ndërsa ai fiton 7 milionë euro në vit.

Sidoqoftë, besohet se klubi Bavarez tani atij i ofron plotë 9 milionë euro në vit për të nënshkruajë kontratë në Allianz Arena deri në vitin 2017.

“Ne e dimë se ai është shumë mirë në Munich”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger për Bild.

Cavani: Nuk dihet çfarë do ndodhë ndaj Chelseat,topi është i rrumbullakët


Edinson Cavani ka deklaruar se kurrë nuk i dihet se çfarë do ndodhë në takimin ndaj Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve.

”Takimi që luajtëm ndaj Fiorentinas do jetë ai që do e luajm ndaj Chelseat”

”Topi është i rrubmullakët dhe loja zgjatë 90 minuta.Kurrë nuk dihet se çfarë do të ndodhë ndaj Chelseat.Çdo minutë që kalon do jetë i rëndësishëm në çdo takim”,tha Cavani

Fitojnë Dortmund dhe Leverkusen


Dortmundi dhe Bayer Leverkuseni kanë shënuar fitore tepër të rëndësishme.

Dortmundi realizuar fitore minimale me rrezultat 1-0 ku takimi ishte mjaftë interesant.

Të dy skuadrat kishin raste shënimi por ishte Grosskreutz që në minutën e 66 i siguroi Dortmundit fitoren.

Ndërsa Bayer Leverkuseni ka arritur fitore të lartë pasi mposhti 4-1 Augsburgun

Villa Boas i lumtur me lojën por jo me rrezultatin


Andre Villa Boas ka deklaruar se është i lumtur me lojën e shfaqur nga skuadra e tij ndaj Birminghamit në barazimin 1-1.

”Ky ishte rrezultat i keq edhe pse jam i lumtur me lojën e shkëlqyer të ekipit në pjesën e dytë”

”1-1 nuk është pritur aspak por ne kemi edhe një shans në Birmingham që të fitojmë ndeshjen dhe më pas titullin”

I pyetur nëse qëndrimi i tij te Chelsea varet nga rrezultatet ai tha për ESPN se:”Unë nuk varem nga rrezultatet e ekipit”

Young: United duhet ta fitojë EPL dhe Europa Leauge


Ashley Yong ka deklaruar se skuadra e tij duhet të fitojë English Premier Leaguen dhe Europa Leauge.

”Fitimi i titullit ku jemi në garë dhe më pas shpallja si kampionë i Europa Leauge do jetë gëja që ne do e quajmë sukses”

”Këto janë evenimentet ku ne luajmë dhe duam t’i fitojmë.Ne kemi gjithmonë presion pasi ekipi më i madh në botë gjithmonë dëshiron t’i mposhtë ekipet e mëdha”,tha Young

AVB: Shanset që Terry të luajë ndaj Napolit janë 50-50


Andre Villa Boas ka deklaruar se shanset që Terry të luajë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve janë 50%-50%.

”Ne duhet të presim dhe ta shohim gjendjen pasi në këto momente shanset e tij mbesin 50-50”

”Ai do stërvitet të hënën dhe do udhëtojë me ekipin.Pasi të nodhin këto ne do marrim vendimin”,tha Villa Boas

Marseille testi i fundit për Ranierin


Siç duket ndeshja në Franc ndaj Marseille do të jet testi i fundit për teknikun italian, Cloudio Ranieri te Interi.

Siç raporton SKY presidenti Moratti do ti jap edhe një shans Ranierit në ndeshjen e ligës së kampionëve kundër Marseilles.

Nëse Ranieri humbë ndeshjen ose barazon me Marseillen atëher Moratti 100% do ta zavendësoj atë me Baresin deri në fund të sezonit ose me Luis Figon.

Edhe mbrëmë disa adhurues të Interit kah minuta e 80 filluan të braktisin stadiumin pasi që nuk kishte shans Interi ta përmbyste rezultatin prej 3-0.

Ndeshja Marseille-Inter zhvillohet të mërkurën në ora 20.45.

Torres: Nuk mund të shënoj


Fernando Torres ka pranuar se ai nuk po mund të realizoj gola te skuadra e Chelseat.

”Për të qenë i sinqertë unë kam pritur një sezon më të mirë se vitin e kaluar.Është një situatë e vështirë sepse unë jam i lumtur në jetën time personale”.

”Më pëlqen vërtetë klubi dhe jemi të lumtur me stafin dhe lojtarët.Në fushë është vështirë për Chelsean sidomos me këtë ekip të ri për të gjetur rrezultete të mira”,tha spanjoli.

Valdes: Pique mbrojtësi më i mirë në botë


Portieri numër një i Barcelonës ,Victor Valdes ka thënë se bashklojtari i tij Gerard Pique i cili u la jasht për ndeshjen ndaj Leverkusenit është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë edhe pse tani ai gjendet në një formë jo të mirë.
“Pique u la jasht ndaj Leverkusenit , ishte vendimi i Guardiolës .Piqu është njëri ndër mbrojëtsit më të mirë në botë , ai nuk ka ndryshuar asgjë thjesht ai tani nuk është në formë të mirë”.
“Ndeshja ndaj Valencias do të jetë ndeshje e vështir , duhet të kemi shumë kujdes në mbrojtje”,tha Valdes.

Messi legjenda e pestë e Barçës!Nesër arrinë 200 ndeshje,ka 142 gola


Lionel Andre Messi do arrijë shumë shpejt paraqitjen e tij të 200 në La Liga me klubin katalanas.

Sulmuesi argjentinas do jetë njeriu i pestë që arrinë 200 ndeshje me fanelën e Barcelonës në La Liga.

Më së shumti paraqitje kanë: Xavi (401 loja), Puyol (359 loja), Valdes (317 loja) dhe Iniesta (258.

Messi deri tani në këto paraqitje ka arritur plotë 142 gola

Ibrahimovic sugjeron Van Persien të largohet nga Arsenali


Zlatan Ibrahimovic e ka sugjeruar Van Persien që ky i fundit të largohet nga skuadra e tij aktuale,Arsenal.

”Unë jam i lumtur me sulmuesit e mi.Sigurisht se Van Persie do bëj punë të madhe kudo që shkon dhe me cilin do ekip që të bashkohet”

”Sigurisht se kur klubi juaj nuk fiton tituj për një kohë të gjatë atëherë edhe ju humbni besimin”,tha Ibra

Redknap: Nuk jam duke shkuar askund


Harry Redknap ka deklaruar se ai ende nuk është duke shkuar askund pra ka treguar se nuk do largohet nga Tottenhami.

”Unë kam marrë vendim të mbetem këtu te skuadra e Tottenhamit.Çfarëdo që të ndodhë unë jam i sigurtë se do mbetem këtu deri në fund të sezonit”

”Unë nuk jam duke shkuar askund.Ne kemi pasur sezon të madh dhe nuk dua që lojtarët të mendojnë se a do largohem apo jo”,tha Redknap

Ibra: Loja ndaj Arsenalit ishte më e mira


Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se loja ndaj Milanit ishte loja më e mirë për atë dhe ekipin e tij.

”Të gjithë thonë se ishte lehtë sepse fituam 4-0.0. Më pas njerëzit thanë se nuk kishin pritur që ajo të jetë aq e lehtë, por nganjëherë nuk do jetë e lehtë edhe nëse fitoni 4-0”

”Normalisht me 1-0 ose 2-0 ju mund të relaksoheni të luani jashtë por ne kemi dashur të vazhdojm.Ne kishim motorin vazhdim e sipër dhe kjo ishte loja më e mirë kolektive prej se kam ardhur te Milani”,tha Zlatan Ibrahimovic

Smith: Presidenti i Arsenalit nuk është i dhënë pas futbollit


Smith ka deklaruar se presidenti aktual i Arsenalit,Stan Kroenke nuk është i dhënë pas futbollit.

”Ai erdhi në finale, kur kemi fituar kampionatin në Toronto dhe kam pasur një ndërveprim shumë të shkurtër me të pas lojës”

”Sigurisht se ai ishet i lumtur që sjellëm për herë të parë argjendin në klubin tonë.Por gjatë bisedës së zhvilluar kam kuptuar se Kroenke nuk është i dhënë pas futbollit”,tha Smith

Zanetti: Të mendojmë pozitivisht


Zanetti ka ftuar bashkëlojtarët e tij te Interi të mendojnë pozitivisht në ndeshjet e ardhshme.

Kjo vije pasi Interi dje u mposhtë nga Bologna me rrezultat 0-3 në Guiseppe Meazza dhe kjo nuk i ka pëlqyer as kapitenit legjendar të neruazurëve.

”Ne jemi duke kaluar në momente të vështira.Në ndeshjet e fundit nuk ishim në gjendje të merrnim rrezultate pozitive”

”Ne po përpiqemi për të kapërcyer këtë situatë, por kjo nuk ka qenë ende e mundur. Është koha që ne të sjellim kalibrin tonë”

”Unë kam qenë me vite futbollistë dhe në këto situata ne duhet të mendojmë pozitivisht dhe të shohim përpara”,tha Zanetti

Gotze nuk do transferohet te Man.Utd-agjenti


Agjenti i Mario Gotze ka konfirmuar se klienti i tij nuk do transferohet te Manchester United e as te një klub tjetër sezonin e ardhshëm.

”Raportet që vijnë nga Anglia nuk janë të vërteta.Kjo gazetë nuk ka folur me kolegun tim,Dirk Hebel.Gjëja më e rëndësishme është se Gotze duhet të përshtatet përsëri”

”Kur ai të kthehet nga lëndimi ai përsëri do luajë me Dortmundin në sezonin e ardhshëm”,tha Gotze

Canales pajtohet për t’u kthyer


Canales është pajtuar se është koha që ai të kthehet përsëri në fushat e blerta me Valencian.

”Unë jam i etur për të prekur topin.Unë nuk dua të vendosë një datë për kthimin tim sepse nuk më pëlqen presioni mbi veten time”

”Le të shpresojmë se do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe që të shërohem plotësisht”,tha ish ylli i Racing Santander që është huazuar nga Real Madridi te Valencia

Ivanoviç: Takimi na ndihmoi

Mbrojtësi i Chelseat, Branislav Ivanoviç tregon setakimi is ë dielës mes lojtarëve dhe stafit, aq shumë e debatuar, ka patur një ndikim pozitiv tek lojtarët
Menaxheri i Bluve, Andre Villas Boas, thirri lojtarët në Cobham një ditë pas humbjes me Everton në Goodsion Park, dhe që tashme Blutë e gjejnë veten në vend të pestë në tabelë
Mirëpo serbi, beson se skuadra mund të fitojë diçka këtë sezon edhe pse është mjaft e vështirë
“Patëm shumë gjëra të mira pas fundjavës së kaluar. Ne renditëm problemet tona, dhe po punojmë fort për ti rregulluar ato”
“Jemi duke bërë çmos. Kjo është një periudhë shumë e vështirë për ne, por duhet të besojmë, ne duhet të kemi besimin e njëri-tjetrit në fushë dhe besoj se do rregullohet gjithçka” –përfundoi Ivanoviç
Duke folur për ndeshjen e nesërme në kuadër të FA Cup ai tha: “Luajmë në shtëpi dhe duhet të fitojmë”
“Është një moment i rëndësishëm për ne, pasi mund të ndryshojmë pjesën tjetër të sezonit”

Roberto Carlos: Mourinho më i mirë në botë


Ish-mbrojtësi i krahut të majtë të Real Madridit, njëri ndër mbrojtësit më të mirë të asaj kohe, Roberto Carlos ka thënë se trajneri aktual i kësaj skuadre, Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë.
“Unë kam pasur trajner si Fabio Capello dhe Vicente del Bosque”.
“Por çdo herë kur mu më pyesin se kush është trajneri më i mirë në botë për klube unë çdo herë them se është Jose Mourinho pasi rekordet e tij janë të pabesueshme”.
“Çdo klub dhe lojtar dhëshirojnë atë ta kenë si trajner. Unë do të doja që ai te jetë trajneri im apo menaxheri për klubin në të cilin punoj”, tha Carlos për Real Madrid TV.

Guardiola u dorëzua në luftën për La Liga?


Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, besohet se është dorëzuar kohë më parë për luftën për titull në La Liga, duke u fokusuar në gara tjera.
El Confidencial shkruan se pasi Barcelona zmadhoi distancën me liderin Real Madrid, Guardiola vendosi të fokusohej në ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.

Kjo është arsyeja pse dhe Guardiola po i mbron lojtarët e tij nga lëndimet në La Liga, duke i përgatitur ata fizikisht për ndeshjet e mëdha në Ligën e Kampionëve.

Xherdan Shaqiri uron shqiptarëve festën


Anëtari i Bayern Munceh, Xherdan Shaqiri ka uruar katër vjetorinë e Pavarësisë së Kosovës në Facebook.

Shaqiri na Facebookun e tij zyrtar ka shkruajtur:

Urime Festen e Pavarësisë !!
4 Vjet Shtet !!

Sheva i impresionuar me Milanin



Ish-ylli i Milanit, Andriy Shevchenko, ka qenë plot lëvdata për kampionët e Serie A pas fitores së tyre ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
“Isha krejtësisht i impresionuar nga shpirti i treguar nga Milani. Vendosmëria e tyre po ashtu më ka impresionuar, si edhe stili i tyre i qetë dhe plot vetëbesim i lojës. Ata dukeshin shumë të sigurt”.

“Barcelona dhe Real Madrid sigurisht se janë absolutisht në maje, por shumë gjëra mund të ndodhin në një garë si Liga e Kampionëve”, ka thënë ish-lojtari më i mirë në botë për La Gazzetta dello Sport.

Pepe: Çdo ditë po bëhemi më të fortë


Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka deklaruar se Los Blancos çdo ditë po bëhen më të fortë e më të fortë, duke paralajmëruar rivalët për atë që mund t’i presë në të ardhmen.
“Çdo ditë po bëhemi më të fortë. Ekipi jonë po bën mirë. Unë kërkoj nga tifozët që të na përkrahin sepse çdo herë kemi më shumë fuqi për të fituar gjërat”.

“Ne kemi skuadër shumë të mirë, me kualitet të lartë. Ne po punojmë mirë që të fitojmë tituj”, tha Pepe.

Pazzini: Të gjithë në Serie A mbrohen


Sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini, po ankohet për qasjen defensive të klubeve italiane, duke thënë se përpos klubeve të mëdha, të gjitha skuadrat tjera mbrohen me 10 apo 11 lojtarë.
“Të gjitha ekipet që luajnë ndaj nesh mbrohen thellë dhe tentojnë që ta marrin topin për kundërsulm, ne e dimë këtë dhe jemi të përgatitur për këtë”.

“Ekipet e vetme të cilat nuk e bëjnë këtë janë ekipet e mëdha, të gjitha të tjerat mbrohen me 10 lojtarë, 11 njerëz prapa topit dhe sulmojnë në kundërsulm. Novara e bëri këtë dhe shënoi nga rasti i vetëm, e më pas gjithçka u vështirësua. Ne definitivisht duhet të jemi më të kujdesshëm që të mos u japim hapësirë ekipeve për kundërsulme”, ka thënë Pazzini.

Lëndohet Seedorf, nuk dihet kur kthehet


Milani ka bërë të ditur se Clarence Seedorf ka pësuar një lëndim në kofshë të mërkurën në ndeshjen ndaj Arsenalit.
35 vjeçari ka luajtur vetëm 15 minuta të sfidës që përfundoi me rezultat 4-0 për Rossonerët, teksa nga shikimi i parë u vërejt se ishte një shtrëngim muskulor.

Sidoqoftë, sipas faqes zyrtare të Milanit, mund të kalojë edhe një javë derisa të dihet periudha e rikuperimit të holandezit dhe koha kur ai do të kthehet në fushë.

Shkëmbimi Higuain-Tevez ?


Në mediat Angleze kanë filluar të qarkullojn zerat për një shkëmbim të madhë në mes Real Madridit dhe Manchester City.

Bëhet fjal për shkëmbim sulmuesish ku në Bernabeu mund të vij sulmuesi shumë i përfolur Carlos Tevez e në drejtim të Citizens të transferohet Argjentinasi tjetër Gonzalo Higuain.Por gjithqka mund të vendoset vetëm në fund të këti sezoni nëse Mourinho do të vazhdoj të jetë në krye të stolit Madrilen ose jo..

Ndeshjet e Ardhshme - PREMIER LEAGUE

Ndeshjet e Ardhshme - LA LIGA

Ndeshjet e Ardhshme - BUNDESLIGA

Ndeshjet e Ardhshme - Serie A

Urime 4 Vjetorin e Pavarsis Së Kosovës

Atletico mposhtë Lazion midis stadiumit ”Olimpico”



Atletico Madrid e ka mposhtur Lazion me rrezultat 1-3 dhe në njëfarë mënyre ka siguruar kualifikimin më tutje.
Takimi filloi mirë për vandasit që pas 19 minutav lojë realizoi për 1-0 nëpërmjet Kloses i cili arriti golin e 14 në të gjitha garat për Lazion por këtë e arriti vetëm falë Hernanes goditja e të cilit nuk u pritë mirë nga Cortouis dhe nga topi i kthyer Klose shënoi golin e tij të 14.
Por ky gol i shërbeu shumë spanjollëve të cilët u kthyen shumë shpejtë në lojë pas golit të Adrian në minutën e 25.
12 minuta më vonë ishte Radamel Falcaoi që me një gol tjetër i dha epërsinë e parë vendasve.
Pjesa e dytë u dominua nga Atletico Madridi e cila në minutën e 63 realizoi nëpërmjet Falcaos për 1-3 i cili ishte rrezultati final i takimit.

Intervista e plotë e Mesut Ozil


FutbollLajme.blogspot.com - sjellë në mënyrë eksluzive intervistën e plotë të lojtarit të Real Madridit, Mesut Ozil që ka bërë për GQ.

“Të luash në Bernabeu është një ndjenjë e papërshkrueshme. E mbaj mend shumë mirë ndeshjen e parë këtu. Ndeshja e parë në Bernabeu ishte një miqësore në muajin gusht. Kisha dëgjuar shumë më perpara për atmosferën e Bernabeut por kur luajta këtu për të parën herë përballë një audience të mrekullueshme, u mahnita dhe ngela si i shtangur, mendoja se jam në një ëndërr ”

” Unë dëshiroj të jem njëri ndër futbollistët më të mirë në botë. Ne kemi mësuar shumë që nga humbja kundër Spanjës në Botërorin e 2010-tes dhe që atëherë nuk kemi humbur asnjë ndeshje. Unë besoj tek Përfaqësuesja e Gjermanisë. Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin në fushë dhe mund të mposhtim cdokënd. Iker dhe Ramos ishin gjithmonë të afërt me mua dhe një ditë na treguan mua dhe Khediras disa foto me trofeun e Boterorit. Khedira dhe unë gjithmonë ngacmohemi me Iker dhe Ramos për Europianin. Ne u themi atyre se do të jemi Kampionët e Europianit. Iker, Ramos, Khedira dhe unë gjithmonë diskutojmë me njeri-tjetrin për atë ndeshjen e humbur në Botëror kundër tyre dhe kur flasim për Euro2012 gjithmonë qeshim ”

” Unë nuk mund të jap në secilën ndeshje një performancë perfekte, jam vetëm një njeri. Ndonjëherë funksionon e ndonjëherë jo. Të luash në një klub ku luajnë yje si Ronaldo, Kaka, Iker, Ramos dhe shumë të tjerë është privilegj i madh. Isha pak nervoz herën e parë qe kam hyrë ne dhomën e zhveshje kur arrita në Madrid. Kur erdha në Bernabeu mendoja se ishte një endërr sepse këtu kanë luajtur dhe luajnë lojtarët e klasit të lartë. Pas disa ditësh këtu në Madrid gjithcka filloi të funskiononte në mënyrë perfekte sepse cdokush ishte shumë miqësorë dhe më ndihmonin shumë. Unë thjeshtë jam krenar që mu dha mundësia të luaj për Real Madridin. ”

” Atmosfera në Schalke dhe në Bremen është fantastike, por këtu në Bernabeu atmosfera është pak më e vecantë. Tifozët që vijnë në Bernabeu janë të gjithë të ‘cmendur’ per futbollin dhe per ekipin e tyre. Nuk ka rëndësi se ku shkojmë ne, mijëra fansa na presin neper aeroporte dhe vende tjera ku ne qendrojme. Nuk kam pare asnjehere me pare nje gje te tille ”

” Real Madridi është një skuadër shumë e re, jemi shumë lojtarë të rinjë që me të vërtetë kemi potencialin për të shkatërruar gjithkënd dhe ju jeni vet dëshmitar të një gjëje të tillë. Nuk ka rendesi nese nje lojtar mungon, ne Madrid gjithmone ka nje lojtar tjeter qe mund te beje po aq mire sa lojtari qe mungon. Ne jemi të uritur për suksese, jemi shumë të rinjë dhe kemi dëshirën dhe vullnetin për të fituar tituj. Ambiciet e mia janë të fitoj sa me shume tituj dhe te punoj ne nivele te larta ne menyre qe t’i realizoj qellimet e mia”.