Subscribe:

Labels

Ronaldo i pabesueshëm – 121 gola në 123 ndeshje


Cristiano Ronaldo tashmë është duke thyer çdo parashikim të mundshëm pasi ka shënuar plotë 121 gola në 123 ndeshje me fanellën e Real Madridit njëkohësisht duke barazuar kështu dhe rekordin e Juanitos.
Ronaldo shënoi golin e parë për Real Madridin në fitoren kundër Racing Santander me rezultat 4-0 dhe ai ishte goli i tij i 121 në 123 ndeshjet zyrtare të Los Blancos.
Juanito ka shënuar 121 gola për Real Madridin në 401 paraqitje teksa Ronaldo e ka bërë këtë gjë në vetëm 123 paraqitje duke kaluar vetëm dy sezone e gjysmë te Real Madridi.
Ronaldo ka shënuar 94 gola në La Liga, 16 në Ligën e Kampionëve, 10 në Copa del Rey dhe një në SuperKupë.