Subscribe:

Labels

Roberto Carlos: Mourinho më i mirë në botë


Ish-mbrojtësi i krahut të majtë të Real Madridit, njëri ndër mbrojtësit më të mirë të asaj kohe, Roberto Carlos ka thënë se trajneri aktual i kësaj skuadre, Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë.
“Unë kam pasur trajner si Fabio Capello dhe Vicente del Bosque”.
“Por çdo herë kur mu më pyesin se kush është trajneri më i mirë në botë për klube unë çdo herë them se është Jose Mourinho pasi rekordet e tij janë të pabesueshme”.
“Çdo klub dhe lojtar dhëshirojnë atë ta kenë si trajner. Unë do të doja që ai te jetë trajneri im apo menaxheri për klubin në të cilin punoj”, tha Carlos për Real Madrid TV.