Subscribe:

Labels

Ivanoviç: Takimi na ndihmoi

Mbrojtësi i Chelseat, Branislav Ivanoviç tregon setakimi is ë dielës mes lojtarëve dhe stafit, aq shumë e debatuar, ka patur një ndikim pozitiv tek lojtarët
Menaxheri i Bluve, Andre Villas Boas, thirri lojtarët në Cobham një ditë pas humbjes me Everton në Goodsion Park, dhe që tashme Blutë e gjejnë veten në vend të pestë në tabelë
Mirëpo serbi, beson se skuadra mund të fitojë diçka këtë sezon edhe pse është mjaft e vështirë
“Patëm shumë gjëra të mira pas fundjavës së kaluar. Ne renditëm problemet tona, dhe po punojmë fort për ti rregulluar ato”
“Jemi duke bërë çmos. Kjo është një periudhë shumë e vështirë për ne, por duhet të besojmë, ne duhet të kemi besimin e njëri-tjetrit në fushë dhe besoj se do rregullohet gjithçka” –përfundoi Ivanoviç
Duke folur për ndeshjen e nesërme në kuadër të FA Cup ai tha: “Luajmë në shtëpi dhe duhet të fitojmë”
“Është një moment i rëndësishëm për ne, pasi mund të ndryshojmë pjesën tjetër të sezonit”