Subscribe:

Labels

Balotelli :" E njoh mire Morattin , ajo vizite e imja ne Appiano ishte per ..."

Rikthehet te flase Super Mario , duke i sqaruar te gjitha ato qe kane perfshire ate ne keto kohe , Man City , Inter , Milan e deri tek kartoni i kuq. "Per momentin mendoj vetem te qendroj ketu, mendoj pikerisht te qendroj tek City. Pastaj duke menduar te shohim , per momentin e kam mendjen ne Premier". Por ai blitz ne Appiano Gentile mund te hepe portat. " Une nuk doja te hyja , nuk doja te nderprisja intervisten e Stramas , me thane qe brenda ishte Branca dhe une doja ta takoja , ma kerkuan si nder me thane futu brenda. Ishte nje nder qe ma kerkuan dhe qe une e bera ". Por eshte dhe nje Derby per te :" Nuk e di pse flitet vetem per Interin e Milanin per mua. Une jam ne kontrate me Manchester City. E pastaj nuk e kuptoj pse vetem Inter dhe Milan ". Moratti flet mire per te :" E njoh mire Presidentin , ashtu si ai me njeh mua. Qe kur isha 15 vjec luaja per Interin , fjalet e tij me kane pelqyer por sdo te thote se do te kthehem tek Interi". Kartoni i kuq :" E kam kuptuar qe me ate xhest nuk jam penalizuar vetem une por edhe ekipi. E kam kuptuar ne perfeksion ate xhest".

Zarate po apo jo?

Zarate po apo jo? Kjo eshte dilema ne Merkaton e Interit. Sic tregohet dhe ne Gazzeta dello Sport sot, Argjentinasi i talentuar i cili me ardhjen e Stramaccionit si trajner ne skuadren e dyte eshte ''rilindur'', mendohet se do te jete tek Interi dhe per sezonin e ardhshem. Problemi i vetem: Cmimi qe duhet te paguhet. Moratti nuk do te paguaje nje shume te barabarte me 16 milione Euro, por do te shkojne drejt Lazios ne baze te gjysmes se shumes:pra 8 milione. Lolito dhe Zarate kane fjalen e fundit...

Drej fiorentines me Alvarez dhe me Sneijder ne ...

E Djele , date 22 Prill 2012 , luhet ne Artemio Franchi te Fiorentines , sfida e radhes ne Serie A. Java e 33 , Fiorentina - Inter. Dy ekipe qe kane zhgenjyer ne kete sezon , Interi qe nuk eshte atje ku jemi mesuar ta shohim gjithmone , ne maje te renditjes. Dhe Fiore qe akoma nuk e ka siguruar qendrimin ne Serie A, e cuditshme por e vertete , nga nje ekip qe luftonte per nje vend ne Champions League tani qe lufton per mbijetese. Ja se si mund te paraqiten ekipet , Fiorentina nuk ka shume mundesi zgjedhjeje dhe ne sulm mund te luaj Jovetic i vetem . Edhe per shkak se Amauri eshte i demtuar. Nga krahu tjeter Interi dhe Stramaccioni jo vetem qe kane shume mundesi zgjedhjeje por kete here mund te kene dhe veshtiresi. Sneijder rikthehet mbas nje muaji ne dispozicion , por nuk eshte i gatshem per te luajtur 90 minuta keshtu qe mund ta nise nga pankina kete sfide. Alvarez eshte ne avantazh me Forlan , i cili vazhdon te zhgenjeje . Argjentinasi dha sinjale pozitive ne ndeshjen me Sienen aq sa mund ti rrembeje vendin ne formacion edhe nje kampioni si Diego Forlan. Ne krahun tjeter Zarate e ka vendin thuajse te sigurt , duke perjashtuar ndonje suprize. Ne mesfushe mund ti besohet gardes se vjeter Zanetti , Cambiasso dhe njeri ndermjet treshes Stankovic , Obi , Poli. Guarin me shume mundesi do e nise nga stoli. Ne mbrojtje rikthehet Maicon , ne qender Lucio dhe ne krah te tij Ranocchia ose Chivu , ne krah te majte Nagatomo.

Ibrahimovic: E ardhmja ime te Milani

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic edhe një herë ka bërë me dije se e ardhmja e tij është vetëm te klubi rosoner. “Ashtu siq kam thënë shumë herë të tjera, unë jam shumë mirë këtu, unë kam kontratë, nuk kam mendime tjera dhe dua të përfundojë në mënyrë të mirë këtë sezon te Milani”. “Milani më ka dhënë mua buzëqeshjen dhe dëshirën për të luajtur, e ardhmja ime është këtu. Nuk kam arsye për të thënë diçka tjetër:Unë luaj mirë sepse jam shumë mirë këtu, në dhe jashtë fushës”, tha Ibrahimovic për Milan Channel.

Wilshere i dëshpëruar që nuk mund të ndihmojë Arsenalin

Jack Wilshere ka deklaruar se ndjehet i dëshpëruar në lidhje me faktin që nuk po mund të ndihmojë skuadrat e tij. ”Ky sezon ka qenë test i mentalitetit për mua dhe kjo do jetë vështirë derisa të kthehem në fushë” ”Unë mendoj se Anglia do paraqitet mirë në Euro 2012 dhe të sjellë kupën në shtëpi sepse unë do brohoras për ata.Jam i dëshpëruar që nuk mund të ndihmojë klubin tim për vendin e tretë”,tha Wilshere

Ata janë vrasës!

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka paralajmëruar klubin e tij, se Chelsea është një klub vrasësish të cilët mund të shënojnë gol dhe në sekondën e fundit. “Ne me Arsenalin e dominonim në tërësi takimin kundër tyre në pjesën e parë, por me një kundërsulm të vetëm Drogba çdo herë të ndëshkonte. Çdo herë ishte film i njëjtë. Ata janë ‘vrasës’. “Ajo që ndodhi në 2009 do të jetë motiv shtesë pë rata. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Shumë mirë është e njohur se ata mund të shënojnë edhe në sekondën e fundit”, tha Fabregas.

Cole: Duhet ta ndalim Barcën, jo Messin

Anësori i Chelseat, Ashley Cole ka thënë se klubi i tij duhet ta ndalë Barcelonën e jo Lionel Messi pasi aty ka edhe shumë lojtarë tjerë të rrezikshëm. “Ne jemi me besim dhe mendojmë se kemi gjithçka që duhet për të kaluar më tutje”. “Ne jemi të fortë, kurrë nuk dorëzohemi. Ne luftojmë për secilin top, jemi të fortë në ndërhyrje dhe shpresojmë të marrim avantazh nga kjo”. “Messi është duke shënuar gola por Barcelona nuk ëshë vetëm Messi. Ne duhet ta ndalim tërë klubin e jo vetëm atë”, tha Cole.

Mata: Duhet ta ndalim Messin

Anësori i Chelseat, Juan Mata ka thënë se klubi i tij duhet ta ndalë yllin e Barcelonës, Lionel Messin dhe të mos pranojë asnjë gol në ndeshjen e nesërme – Kështu do të kishte gjasa për të shkuar në finale. “Nëse ai ka një ditë të mirë atëherë duhet të kujdesesh shumë. Barcelona ka lojtarë tjerë të rëndësishëm, si Xavi e Iniesta por është e çartë se Messi është më i rrezikshmi”. “Do të tentojmë të bëjmë që Messi të mos ketë natë të mirë. Është kruciale të marrim rezultat të mirë në Stamfford Bridge e të mos pranojmë gol”, tha Mata për Marca.

Reali kësaj radhe mposht Interin !

Skuadra spanjolle,RealMadridi thuaj se kasaj radhe ka mposhtur Interin për shërbimet e talentin brazilian,Lucas Moura. Siç raportojnë mediat spanjolle këto ditë në zyrat e skuadrës së Madridit është parë agjenti i Lucas Wagner Ribeiro. Kësaj radhe mediat e kanë quajtur Realin fitues në këtë drejtim pasi vite më parë favorit për transferimin e Coutinhos ka qenë Reali por në fund braziliani përfundoi në Inter. Vlen ta përmendim se në janar të këtij viti Interi e kishte në duar brazilianin por nuk e shfrytëzoj rastin. Reali edhe më herët ka qenë i interesuar për shërbimet e brazilianit,por gjithsesi këtu dyshohet se marveshje mos është arritur për Neymar pasi që Wagner Ribeiro është agjent edhe i Neymar da Silvas. Si do që të jet do të zbulojmë në ditët e ardhshme se për cilin talent bëhet fjal.

McManaman: Mourinho nuk do kënaqet pa e fituar Ligën e Kampionëve

Ish ylli i Real Madridit Steve McManaman mendon se Jose Mourinho nuk do kënaqet derisa Los Blancos të e fitojnë Ligën e Kampionëve. ”Nëse ecni nëpër atë ju normalisht se doni ta fitoni edhe Ligën e Kampionëve edhe gjithçka tjetër” ”Ky klub ka nevojë për të mposhtur Bayernin e pastaj Barcelonën për të bërë historinë e tyre.Unë mendoj se askush,përfshirë edhe Mourinhon se do kënaqet pa e fitua Ligën e Kampionëve”,përfundoi McManaman

Mario Gomez e dëshiron Spanjë

Hermann Gomez (kushëriri i Mario Gomez) ka deklaraur se sulmuesi bavarez e dëshiron Spanjën. ”Mario e dëshiron Spanjën dhe popullin spanjoll.Gjëja kryesore për Marion do ishte të realizonte gola dhe Madridi të fitonte” ”Mario është i bindur dhe besoj Madridi do e ketë shumë vështirë ndaj tij”,tha Hermann

Hoeness: Kam refuzuar ofertën e Real Madridit

Ish lojtari i kombëtares gjermane dhe i Bayern Munichit, Uli Hoeness ka konfirmuar se më herët kishte refuzuar ofertën e Real Madridit. ”Është e vërtetë që kam pasur ofertë nga Real Madridi në vitin 1974.Unë isha vetëm 22 vjeç dhe preferova qëndrimin në Mynih” ”Ishte nder i madh që Madridi ishte interesuar në mua ,por ai nuk ishte momenti i duhur”,tha Hoesness.

Tevez shpreson të luajë bashkë me Agueron

Carlos Tevez ka shprehur dëshirën e tij që të luajë së bashku me bashkëkombasin e tij Kun Aguero. ”Për mua dhe për atë është ëndërr të luajm në të njëjtin klub.Ne jemi miq dhe shokë të mirë,ju mund ta shihni këtë” ”Ai dëshiron të luajë me mua dhe unë dëshiroj të luajë me atë.Për mua ishte tepër e rëndësishme të luaja futboll përsëri”,tha Tevez

‘Lojtari më i mirë i ri’ – Çmimet PFA

Tashmë janë nominuar edhe disa lojtarë të cilët do të garojnë për të fituar çmimin si ‘Lojtari më i mirë i ri i vitit’ në Premier League. Lista: Sergio Aguero – Manchester City Gareth Bale – Tottenham Kyle Walker – Tottenham Chamberlain – Arsenal Daniel Sturridge – Chelsea Danny Welbeck – Manchester United

Çmimet PFA – Lojtarët që nuk janë nominuar por që është dashur të nominohen

Dje kemi sjellur për ju listën e lojtarëve që janë nominuar për të fituar çmimin, PFA, lojtari më i mirë në Premier League i vitit. Kësaj rradhe ne ju sjellim lojtarët që nuk janë nominuar në këtë listë por që është dashur të nominohen për shkak të formës së mirë. Lojtarët: Joe Allen – Swansea Demba Ba – Newcastle Coloccini – Newcastle Clint Dempsey – Fulham Younes Kaboul – Tottenham Vincent Kompany – Manchester City Martin Skrtel – Liverpool Antonio Valencia – Manchester United

Premier Ligë – Lista e golashënuesve më të mirë

Pavarësisht që nuk shënoi asnjë gol ndaj Wiganit, Robin Van Persie kryeson listën e realizatorëve më të mirë në Ligën Premier i ndjekur nga sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’, Wayne Rooney. Ky i fundit në këtë fundjavë shënoi dy gola ndaj Aston Villës dhe kjo e bëri atë të kalojë në kuotën e 24 golave. Dy gola këtë fundjavë shënoi edhe Sergio Aguero që renditet i treti në listë me 21 gola ndërsa Top 5 e mbyllin Yakubu dhe Dempsey që kanë nga 16 gola. Lista e 5 golashënuesve më të mirë: 1. Robin Van Persie – 27 gola 2. Wayne Rooney – 24 gola 3. Sergio Aguero – 21 gola 4. Yakubu Ayiegbeni – 16 gola 5. Clint Dempsey – 16 gola

De Gea: Titulli në duart tona

Portieri i Manchester United, David de Gea ka deklaruar edhe një herë se titulli është në duart e skuadrës së tij. Ai gjithashtu shtoi se avantazhi që United e ka pesë pikë ndaj Cityt, është i mrekullueshëm dhe se ndeshja ndaj Cityt do të vendosë titullin në Ligën Premier. “Titulli është në duart tona. Avantazhi prej pesë pikëve është i mrekullueshëm por ndeshja ndaj Cityt do të vendosë titullin.” – tha spanjolli.

Blanc drejtë Chelseat

Selektori i kombëtares franceze, Laurent Blanc është i hapur me një transferim te skuadra angleze, Chelsea në fund të sezonit. “Synimi im është të vazhdoj me kombëtaren franceze. Unë nuk e kam ndryshuar mendimin tim”. “Sidoqoftë, unë nuk jam njeri që i mbaj dyert e mbyllura. Nëse ajo është e qartë, është e qartë”, tha Blanc. Kur është pyetur rreth një transferimi te Chelsea, Blanc ka thënë: “Është mirë të shkosh te një klub i madh. Unë mund të vendos të largohem nga Franca”.

Ronaldo: Të hidhëron si Madridist, por Barcelona më e mira që kam parë

Legjenda braziliane, Ronaldo ka thënë është shumë vështirë dhe të hidhërron si një Madridist të thuash se Barcelona është shumë e fortë, por ai pranon se ajo është ndër klubet më të mira që ka parë ai. “Unë jam Merengues dhe me të vërtetë më pëlqen mënyra sesi luajn Reali, por nuk mund të mohosh se Barcelona, ka një klub fantastik”. “Ndoshta ata nuk mund të jenë më spektakular, por ata bëjnë që gjithçka të duket shumë e thjeshtë. Çdo lojtar i vetëm në çdo pjesë të fushës, dinë se çfarë duhet të bëjnë në kohë të caktuar”. “Puna e mirë që ka bërë Guardiola është duke shkëlqyer. Barcelona është klubi më i mirë që kam parë në 35 vite e mia në planet”. “Të lëndon të thuash, qëkur unë jam Madridist, por unë ende mendoj se mund të fitojmë ndonjë titull këtë sezon”, ishin fjalët e Ronaldos për Fifa.com

Alves: Chelsea nuk arriti në finale në 2009 sepse u frikësua

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves padyshim që ka dhënë një deklaratë pa asnjë kuptim duke thënë se Chelsea nuk arriti të eliminojë klubin e tij në ‘Skandalin e Stamfford Bridge’ kur e dimë se gjyqtari i atij takimi Ovrebo bëri shumë gabime që shkuan në favor të Barcelonës. “Nuk ka asnjë dyshim që ajo është ndeshja më e vështirë që kemi luajtur ne deri tani. Njerëzit thonë se Chelsea do të fitonte pot ë mos ishin gjyqtarit, por çfarë mund të bëjmë ne për këtë gjë? Unë mendoj se në 2009, Chelsea nuk arriti në finale për shkak të frikës”. “Klubi që ka një njeri më shumë, në shtëpi dhe është duke fituar 1-0, është dashur të na sulmojë neve”, tha Alves. Chelsea luajti shumë mirë në atë takim dhe Alves si duket ka harrruar se nëse Chelsea nuk do të kishte sulmuar nuk do të vinte momenti i atyre 4-5 penaltive të padhëna për Blutë pasi rezultati i atij takimi do të ishte minimalisht 3-0.

Parashikim: Bayern – Real Madrid

Tashmë momenti i shumëpritur është afruar shumë, teksa specialitete tek ne para këtij takimi nuk kanë ndalur, sepse tani në vazhdën e tyre është dhe parashikimi, ku sadopak do të mundohemi të ju shtjellojmë në mënyrë sa më të mirë informatat para këtij derbi.
Një gjë e dihet, Bayern Arena sot do të jetë i stërmbushur, ku pothuajse të gjithë do të jeni duke brohoritur dhe të veshur me të kuqe, për të përkrahur Bayernin – 4 mijë Madrilen nuk do të dëgjohen fare në këtë stadium, ushtima e të cilit do të dëgjohet në tërë Munichun. Ashtu siq e ka thënë vet Mourinho, ashtu e themi edhe ne – Ky takim do të jetë më taktik sesa takimet tjera të zakonshme pasi të dy klube shënojnë shumë gola dhe kanë sulmin ndoshta më të mirë në Europë. Reali që nga fillimi i këtij sezoni, synimin e ka pasur finalen dhe më pas trofeun e Ligës së Kampionëve, por edhe pse Bavarezët nuk konsiderohet si favorit, ata dinë të befasojnë edhe pse forma e tyre në ndeshjet e fundit nuk ka qenë e mirë dhe morali i tyre është humbur shumë që pas humbjes nga Borussia Dortmundit. Formacionet e mundshme: Bayern Munich 4-2-3-1 ——————–Neuer———————- —-Lahm, Boateng, Badstuber, Alaba—- ————–Gustavo, Kroos————– ———-Robben, Muller, Ribery————– ——————–Gomez—————– Real Madrid 4-2-3-1 ———————–Casillas———————— ———Arbeloa, Pepe, Ramos, Marcelo——– ——————-Khedira, Alonso————— —————Di Maria, Ozil, Ronaldo————- ———————–Benzema—————- A e dini se? -Bayerni ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në Allianz Arena -Bayerni kurrë nuk ka humbur në shtëpi nga Real Madridi (8 fitore, 1 barazim) -Rekordi i Bayernit me Realin është: 10 fitore, 2 barazime, 6 humbje -Më herët Bayerni është takuar katër herë me Realin në gjysmëfinale, ku Bavarezët janë kualifikuar tre herë (1976, 1987, 2001) teksa Reali vetëm një herë (2000) -Real Madridi është i pamposhtur në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, dhe ka pranuar vetëm 6 gola – Rekordi më i mirë i klubeve që kanë mbetur -Real Madridi ka fituar vetëm një fitore në Gjermani nga 22 ndeshje (1 fitore, 6 barazime, 15 humbje – ishte fitorja 3-2 kundër Bayern Leverkusen në 2000-01. -Reali ka bërë rekord duke shkuar 23 herë në gjysmëfinale, dhe tani kërkon të arrijë për të 13-tën herë finalen. - Ronaldo ka bërë 14 hettrika me Realin, dy më shumë se Ferenc Puskas.

Makaay: Bayerni do ta befasojë Realin

Sulmuesi legjendar i Bayern Munich, Roy Makaay është i bindur se skuadra e Jupp Heynckes mund të befasojë Real Madridin në ndeshjen e sotme, edhe pse Los Blancos konsiderohen favorit për të fituar trofeun. “Barcelona dhe Real Madridi konsiderohen si favorit për të fituar trofeun, por unë besoj se Bayerni është rival i madh i tyre sa i përket kësaj gare”. “Ata kanë motivim shtesë, sepse finalja luhet në Munich. Unë e shoh Realin si favorit, por skuadra aktuale e Bayernit mund t’i befasojë ata”, tha Makaay.

Carroll: Më është ndryshuar jeta

Sulmuesi i Liverpoolit, Andy Carroll ka pranuar se pas transferimit te The Reds, jeta e tij është ndryshuar shumë pasi tani ai është bërë shumë më i njohur. “E kaluara është e kaluar. Unë e ndjej se kur kam ardhur te Liverpooli kam ndryshuar dhe jetën. Unë kam të dashur në shtëpi që e dua shumë atë”. “Unë jam luftëtar. Unë dua të bëj mirë dhe për këtë arsye kam ardhur këtu”. “Unë dua të qëndroj. Dua të luaj për Liverpoolin. Nuk kam ardhur këtu për të qëndruar në stol, kam ardhur për të luajtur”, tha Carroll.

Sneijder rikthehet në stërvitje

Andrea Stramaccioni ka marrë disa lajme shumë të mira nga tretmani mjekësor, pasi mesfushori i klubit, Sneijder është i gatshëm të rikthehet në stërvitje të plota me pjesën tjetër të skuadrës. Sneijder nuk ka luajtur për Interin që nga fitorja 2-1 në ndeshjen kundër Marseille, aty ku Nerazzurët u eliminuan nga Liga e Kampionëve. Ky është një lajm shumë i mirë për Stramaccionin, pasi është vet ky i fundit i cili ka thënë se Sneijder do të jetë pjesë e planit të tij.

Bayern vs Real – Formacionet më të mira të kombinuara

Sot do të zhvillohet sfida e shumë pritur, ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Bayernit dhe Real Madridit, ndërsa LajmeSport.com sjell formacionet më të mirë të mundshëm duke marrë lojtarët më të mirë nga dy skuadrat. Formacionet janë zgjedhur nga disa figura të njohura dhe analistë futbollit teksa më poshtë i keni disa prej tyre. Francois Duchateau 4-3-3 ———————Casillas———————– ——–Lahm, Ramos, Pepe, Marcelo—— ————–Alonso, Schweinsteiger———– ———————–Ozil———————— ————-Robben, Ronaldo, Ribery———— Martin del Palacio Langer 4-2-3-1 ——————-Casillas——————- ——-Lahm, Ramos, Pepe, Marcelo——- —————Alonso, Kroos————– ————Robben, Ozil, Ronaldo——– ——————–Gomez————— Clark Whitney 4-2-3-1 ———————Neuer———————— ———Lahm, Ramos, Pepe, Marcelo———– ————Alonso, Schweinsteiger————- ————-Ronaldo, Ozil, Ribery———– ———————-Gomez—————- Ben Hayward 4-2-3-1 ——————-Casillas——————- ——-Lahm, Ramos, Pepe, Marcelo——– ————Alonso, Schweinsteiger——— ———–Robben, Ozil, Ronaldo———- ——————–Gomez—————– Paul Macdonald 4-2-3-1 ——————–Casillas—————- ——–Lahm, Ramos, Pepe, Marcelo————- ———–Schweinsteiger, Alonso———- ———–Di Maria, Ronaldo, Ribery———— ——————–Gomez—————-

Liga e parë, derbi i takoi Feronikelit

Për dallim nga Superliga, në Ligën e parë fundjava u takoi skuadrave nikoqire. Nderin e mysafirëve e shpëtoi Feronikeli që në Vushtrri mposhti Kosovën me rezultat 1-0. Me këtë fitore, Feronikeli u përforcua në pozitën e parë duke qenë pretendenti më serioz për titull të kampionit që shpije në rangun elitë. Ndeshja Rahoveci – Flamurtari u ndërpre pasi që një futbollist mysafir sulmoi gjyqtarin. Në të gjitha ndeshjet tjera fitore shënuan nikoqirët. Në këtë xhiro pushoi Istogu. Rezultatet: Kosova (V)-Feronikeli 0-1 Ramiz Sadiku -Hajvalia 2-1 Deçani-Llapi 3-1 Ballkani-Fushë Kosova 4-1 Ferizaj-Vitia 1-0 2 Korriku- Ulpiana 2-0 . Rahoveci – Flamurtari (u ndërpre) Këtë javë pushoi Istogu. Kryeson Feronikeli me 46 pikë, para Hajvalisë me 34 dhe Ferizajt me 32 pikë. Renditjen e skuadrave në këtë rang garash e përmbyll Rahoveci me 10 pikë. Në xhiron e ardhshme takohen: 2 Korrku – Ballkani Deçani – Ferizaj Feronikeli – Flamurtari Fushë Kosova – Hajvalia Istogu – Kosova (V) Llapi – Rahoveci Ramiz Sadiku – Ulpiana Vitia pushon.

Agjenti: Maxi Lopez do qëndrojë te Milani

Agjenti i Maxi Lopez ka thënë se në fund të sezonit, klienti i tij do të nënshkruajë plotësisht me skuadrën e Milanit. “Ai do të qëndrojë te Milani, sepse në shumë pak minuta që i janë dhënë, ka treguar se është një lojtar i shkëlqyer”. “Ai është i fortë fizikisht, lojtar klasi dhe ka përfundimin e mirë, gjë që nuk është e lehtë për tu gjetur”, tha agjenti për Radio Lombardia.

Deklarata e Mourinhos para ndeshjes me Bayernin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka folur me mjaftë ironi para ndeshjes me Bayernin, duke thënë në mënyrë ironike se Reali është viktimë, teksa Bayerni është shumë më i fortë se klubi i tij. “Për mendimin tim, gjëja më e rëndësishme është mendimi i atyre që janë më të rëndësishëm se unë”. “Uli Hoeness, Franz Beckenbauer, Karl-Heinz Rumenigge, Oliver Kahn dhe Otmar Hitzfeld kanë thënë se Reali është klub i mirë, por Bayerni është më i fortë, dhe ne kemi kompleks me ‘Bishën e egër’. “Kështu, ne do të jemi viktimë në këtë takim”. “Kjo do të jetë ndeshje më e nryshme se më herët. Kjo është gjysmëfinale. Ata që luajnë dëshirojnë të fitojnë. Ata kanë motivim special pasi finalja luhet në Munich. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”. “Bayerni do të luajë me zemër. Unë mendoj se ndeshja do të jetë më shumë taktike sesa në mënyrë normale, dhe për këtë arsye do të jetë e shkëlqyer”. “Webb është gjyqtar i mirë, me eksperienca të mëdha në kësi takime. Reali ka marrëdhënie të mirë me çdo gjyqtar”. Në fund Mourinho foli rreth një transferimi në Gjermani: “Unë nuk mund të punojë në një vend ku do më duhej përkthyesi, kjo është e pamundur për mua. Komunikimi është çelësi, të flasësh me lojtarin”. “Do të ishte e vështirë të trajnoja në Gjermani. Sidoqoftë, mua më pëlqen shumë Bundesliga. Është një ligë e pabesueshme, dhe jo shumë trajner do t’i thonin JO, Bayernit”, potencioi Mourinho.

Ramos: Harrojeni Barcelonën

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka urdhëruar bashkëlojtarët e tij që të fokusohen në ndeshjen kundër Bayern Munich dhe të harrojnë derbin e së shtunës kundër Barcelonës. “Ne nuk duhet të mendojmë për Barcelonën apo për titullin e La Ligas”. “Ne jemi duke luajtur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich. Ne jemi duke luajtur kundër një klub të madh”. “Ata kanë lojtarë shumë të shkëlqyer në klub si Robben e Gomez, të cilët mund të bëjnë diferencën”, tha Ramos në konferencë për shtyp para këtij takimi.

Skuadra e plotë e Barcelonës vs Chelsea

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka ftuar plotë 22 lojtarë, që do të udhëtojnë për në Londër, për të zhvilluar takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat. Guardiola ka ftuar të gjithë 18 lojtarët e ekipit të parë, si dhe në këtë listë ka ftuar edhe 4 emra nga Barcelona B: Oier, Montoya, Bartra dhe Tello. Para se të udhëtojnë në Londër, skuadra e Barcelonës e përbërë nga 22 lojtarë kanë stërvitur në Cam Nou.

Drogba: Dua trofe këtë sezon

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba ka thënë se dëshiron që të fitojë ndonjë trofe në këtë sezon me skuadrën e tij. Chelsea është në finale të FA Cup dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të thotë se është në garë për të fituar dy tituj në këtë sezon. “Sezoni i fundit ishte i keq, sepse unë nuk fitova asnjë titull. Shpresoj se ky sezon do të jetë më ndryshe. Unë dua të fitojë trofe. Nuk do të thotë se është viti im i fundit këtu, por thjeshtë dua të fitojë trofe me Chelsean”, tha Drogba.

Mata: Mund ta mposhtim Barcelonën

Lojtari i cili është duke treguar formë të jashtëzakonshme te Chelsea sidomos në ndeshjet e fundit, Juan Mata ka thënë se të mposhtës Barcelonën nuk është një gjë e pamundur, edhe pse është mjaftë e vështirë. “Ne do të luajmë kundër Barcelonës dhe të gjithë e dinë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë por jo e pamundur të fitojmë”. “Shpresa jonë është të shkojmë në finale, Barcelona do të tentojë të ketë posedim dhe të na mbyll neve në mbrojtje, por ne kemi lojtar me eksperiencë të lartë për këtë gjë”, tha Mata.

Drogba: Jemi të gatshëm për Barcën

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba ka thënë se klubi i tij është i gatshëm për ndeshjen kundër Barcelonës, që edhe sipas tij do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. “Gjasat janë 50-50, edhe pse ata thuhet se janë më të mirët në botë dhe kanë lojtarin më të mirë në botë”. “Janë dy ndeshje. Gjithçka mund të ndodhë. Ndeshja kontraverse i takon të kaluarës, kështu, gjërat kanë ndryshuar që nga atëherë”. “Sidoqoftë, dëshira është e njëjtë, ne kërkojmë fitore. Jemi të gatshëm për këtë takim”, tha Drogba.

PFA Çmimet: Van Persie e Rooney kryesojnë listën

Edhe këtë vit si çdo vit tjetër Premier League do jap çmimin për lojtarin më të mirë të vitit. Listën e ngushtë të 6 lojtarëve e përbëjnë: • Robin Van Persie (Arsenal) • Wayne Rooney (Manchester United) • Sergio Aguero (Manchester City) • Scott Parker (Tottenham Hotspur) • David Silva (Manchester City) • Joe Hart (Manchester City)

Lampard: Duhet të luajmë si ndaj Tottenhamit kundër Barcelonës

Mesfushori i Chelsea’t Frank Lampard shpreson që të luajnë si kundër Tottenhamit,kur ata të përballen me Barcelonën të mërkurën. “Barcelona është favorit në këtë ndeshje për shkak të mënyrës se si luajnë dhe lojtarët që kanë në ekipin e tyre,por nëse luajmë siç kemi bërë kundër Tottenhamit,atëherë ne besojmë se kemi një shans.” “Ne kemi respekt të madh për Barcelonën,ekipi më i mirë në botë gjatë këtyre dy apo tre viteve të fundit. “Barcelona kanë lojtarë kaq shumë sa që mund të ‘lëndojnë’ ty,dhe kanë lojtarin më i mirë në botë Lionel Messi,kështu që është një detyrë e vështirë për ne,por ne duhet të kemi besim”-tha Lampard për faqen zyrtare të Chelseat

Iniesta: Në Stamfford Bridge për fitore

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka thënë se klubi i tij do të shkojë në Stamfford Bridge, dhe do të kërkojë vetëm fitore në ndeshjen kundër Chelseat. “Ne do të shkojmë atje me mentalitetin e fitores, për të mos bërë ndonjë gabim, sepse ato kushtojnë shumë”. “Ne çdo herë luajmë për fitore, por ne duhet të rikujtojmë se do të luhen dy ndeshje. Sidoqoftë, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne”, tha Iniesta.

Di Natale pensionohet?

Legjenda e gjallë e Udineses,Antonio Di Natale ka thënë së fundmi se ai me siguri do pensionohet në fund të këtij sezoni pikërisht për atë që i ndodhi kolegut të tij,Piermario Morosini. 25 vjeçari që vdiq të shtunën në ndeshjen ndaj Pescarës në Seria B,si lojtar i Livornos siq duket do jetë arsyeja që Di Natale do largohet nga futbolli. 34 vjeçari ka thënë se për pensionimin e tij ka menduar që vitin e kaluar por që siq duket ai do luajë edhe 6 ndeshjet e mbetura me Udinesen dhe do i “varë” këpucat.

Alonso: E dua Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka thënë se ai dëshiron që të fitojë me çdo kusht Ligën e Kampionëve në këtë sezon, që do të ishte titulli i 10 i Real Madridit. “Liga e Kampionëve është më shumë apeluese, dhe do të ishte shumë e rëndësishme për një klub që të fitojë të 10-tën, kështu ne jemi të fokusuar që të jemi pjesë e kësaj”. “Koha do të tregojë, dhe historia ka treguar se Reali dhe Bayerni ka fituar finalen kur kanë eliminuar tjerët në gjysmëfinale. Ne dëshirojmë të jemi aty”, tha Alonso për bwin.com

Del Bosque: Dua finalen, Barcelona – Real Madrid

Selektori i kombëtares spanjolle, Vicente del Bosque ka thënë se ai ëndërron që në finale të Ligës së Kampionëve në këtë sezon të jenë, Barcelona dhe Real Madridi. “Ne duhet të shijojmë këtë moment, sepse pesë klube spanjolle janë në gjysmëfinale të garave Europiane. Garat europiane dhe kombëtarja spanjolle, nuk ka të bëj asgjë me këtë”. “Ne duam finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelona dhe Real Madridit, sepse kjo nuk do të dëmtojë kombëtaren spanjolle, sepse dikush do të fitojë e dikush do të humbë. Lojtarët janë të përgatitur për këtë gjë”, tha Del Bosque.

Goal.com parashikon rezultatet e Bayern-Real dhe Chelsea-Barcelona

Dy superpërballjet e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohen nesër dhe pasnesër në kuadër të ndeshje të para gjysmëfinale, priten të jenë tejet emocionuese dhe interesante. Goal.com ka parashikuar dhe rezultatin e këtyre dy takimeve i cili është si vijon më poshtë. Bayern Munich 2-1 Real Madrid Clark Whitney thotë: Bayerni faktorin kryesor në këtë takim do të ketë stadiumin. Në stadiumin e tyre, ata këtë sezon kanë pranuar vetëm nëntë gola dhe ato në të gjithë garat, dhe ka arritur të shuaj sulmet e shumë klubeve të forta duke përfshirë këtu edhe atë të Manchester Cityt. Reali është shumë i mirë në mbrojtje, por unë mendoj se ndeshja e parë do t’i takojë Bayernit me rezultatin që shihni më lartë. Chelsea 1-2 Barcelona Ben Hayward thotë: Chelsea ka rritur shumë moralin para këtij takimi, pas fitores 5-1 kundër Tottenhamit. Chelsea bëri problem shumë Barcelonës në 2008-09, por këtë sezon ata nuk janë si më herët. Edhe pse do të jetë një ndeshje shumë e fortë, në fund do të jetë Barcelona që do të fitojë.

Felix Brych, gjyqtar i takimit Chelsea – Barcelona

Gjermani, Felix Brych është zgjedhur të jetë gjyqtari kryesor i takimit të parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës që do të zhvillohet në Stamfford Bridge. Felix Brych nuk ka ndarë drejtësi në asnjë ndeshje zyrtare ku ka luajtur Barcelonës. Ai ishte gjyqtar kryesor në fitoren e Chelseat kundër Napolit me rezultat 4-1, në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në këtë sezon. Shpresojmë që Brych të jetë mjaftë i fortë në vendimet e tij, dhe të mos marrë vendime kontraverse ashtu siq është duke ndodhur në ndeshjet e fundit sidomos në ato të Barcelonës.

Lojtari i botës për këtë javë


Cristiano Ronaldo falë paraqitjes perfekte që bëri kundër Atletico Madridit dhe një paraqitje të mirë kundër Sporting Gijonit ka fituar, epitetin si lojtari më i mirë i botës për javën që sapo e lamë pas.

Lojtari: Cristiano Ronaldo
Pozita: Sulmues
Klubi: Real Madrid
Arritja: Shënoi 4 gola në dy ndeshje
Minuta në fushë: 180

Paraqitje të mirë patën edhe:

Cristian Baroni – Fenerbahce
Salvador Cabanas – 12 de Octubre
Siem de Jog – Ajax
Lukasz Piszczek – Borussia Dortmund
Carlos Tevez – Manchester City

Huntelaar dhe Metzelder kritikojnë Raulin!


Klaas-Jan Huntelaar dhe Christoph Metzelder kanë kritikuar bashkëlojtarin e tyre, Raul për rastin që ka humbur në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, pasi nuk deshi të pasojë te Jefferson Farfan i cili ishte i vetëm në portën e zbrazët.

“Unë mendoj se ai është dashur të pasojë. Farfan ishte i tëri i vetëm. Ishte një moment shumë i rëndësishëm në ndesje, do të ishte 2-0 për ne”, tha Huntelaar.

“Ai ka marrë vendimin e tij. Nëse do të kishte pritur vetëm edhe një moment, do të kishte parë se lojtari ishte i vetëm”, tha Metzelder.

Xhaka pranon transferimin te Monchengladbach?


Klubi gjerman, Borussia Monchengladbach ka arritur marrëveshje për të transferuar yllin e Baselit, Granti Xhaka.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, Express ku është mësuar se lojtari ka pranuar të transferohet te klubi gjerman i cili ka shumë synime për sezonin tjetër.

Xhaka është lidhur me shumë klube, ku vlen të përmendet se Baseli ka mohuar një ofertë prej 7 milionë euro nga Hamburgeri.

Besart Berisha,lojtari i vitit në Australi


Sulmuesi shqiptar i skuadrës australiane Brisbane Roar FC ka arritur të fitojë një çmim të madh pasi ai është zgjedhur lojtari i vitit në Australi duke fituar këpucën e artë.

Besart Berisha këtë sezonë ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje zyrtare të Brisbane Roar FC në A-League apo thënë në shqip në ligën australiane.

Berisha 5 sezonet e fundit ka shënuara gjithsej 28 gola;
2011-2012 Brisbane Roar FC – 19 Gola
2010-2011 Arminia Bielefeld – 2 Gola
2009-2010 Arminia Bielefeld – 0 Gola
2008-2009 Horsens – 4 Gola
2007-2008 Rosenborg – 3 Gola

Altin Lala konfirmon transferimin te Bayerni


Veterani i Hannoverit, Altin Lala ka konfirmuar se është në marrëveshje verballe me klubin më të trofeshëm gjerman, Bayern Munich.

“Po, unë kam vendosur. Unë do të nënshkruaj për Bayernin”.

“Unë do të fluturojë për testet mjekësore në Munich në javën e ardhshme, dhe më pastaj do të nënshkruaj kontratë. Unë jam i lumtur, kjo është një gjë e shkëlqyer”, tha Lala për Bild.

Parashikim: Udinese – Inter

Dita: 14 Prill, 2012
Koha: 20:45
Vendi: Stadio Communale Friuli – Udine


Ndeshja e nesërme do të jetë mjaftë interesante, pasi të dy këto skuadra luftojnë për vetëm një qëllim – Dëshirojnë vendin e tretë të tabelës.


Interi ka pasur momente shumë të vështira në këtë sezon, por si duket tani është rikthyer me trajnerin e ri, Stramacconi dhe do të kërkojë vetëm fitore në këtë takim, edhe pse një gjë e tillë duket mjaftë e vështirë për tu bërë.

Në anën tjetër, Udinese në krah do të ketë publikun vendas i cili pritet të jetë i zjarrtë në këtë takim.

Ndeshja e fundit ndërmjet këtyre klubeve në këtë sezon u zhvillua në Giuseppe Meazza, ku Udinese shënoi fitore minimale prej 1-0.

Formacionet e mundshme:

Udinese 3-4-1-2

——————–Handanovic————–
————Coda, Danilo, Domizz——–
——-Pereyra, Fernandes, Pazienza, Armero———-
———————-Asamoah——————
——————–Torje, Di Natale————

Inter 4-3-3

——————–Cesar—————-
——Zanetti, Luci, Chivu, Nagatomo——
——-Guarin, Cambiasso, Stankovic——-
———–Alvarez, Milito, Zarate——-

Parashikim: Udinese 1-1 Inter

Allegri: Do ta fitojmë Scudetton


Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është shumë optimist dhe disi me një bindje të plotë, thoë se në fund të këtij sezoni, do të jenë pikërisht lojtarët e tij që do ta kenë Scudetton në dorë dhe që do ta festojnë atë edhe pse janë një pikë prapa Juventusit.

“Unë ende besoj se ne do ta fitojmë Scudetton. Ne do të luftojmë për këtë gjë deri në fund edhe pse do të jetë mjaftë vështirë”.

“Të dielën mbrëma ne do të shohim se ku jemi edhe pse ka shumë deri në fund. Ne duhet patjetër të rikthehemi në maje të tabelës”, tha Allegri në konferencë për shtyp.

Fjalët e Mourinhos për karierën e tij


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka thënë se ai e konsideron vetën e tij si një trajner i shkëlqyer, këtë pasi ta përfundojë karierën.

“Të flasësh për vetën tënde nuk është një gjë e lehtë, sepse çdo herë futesh në rreziqe ku njerëzit mendojnë se ti je vanitoz”.

“Duke shikuar atë çfarë kam arritur, unë e konsideroj vetën, në një rrugë shumë pragmatike, të jem trajner i shkëlqyer”.

“Unë e shoh fazën finale të karierës sime pas 20 viteve. Unë do të përfundojë karierën në top-formë në 65 apo 70 vite, dhe shpresoj të jem krenar me atë”.

“Futbolli do të vazhdojë të jetë pjesë e jetës sime deri në ditën kur unë do të pensionohem, sepse aty do të jetë fundi për mua”.

“Unë nuk jam nga ata njerëzit të cilët janë pensionuar nga futbollit, dhe më pas nuk kanë arritur të gjejnë paqe në jetë”, tha Mourinho në një intervistë për Audi Magazine.

Rossi lëndohet përsëri – Mungon në Euro 2012


Tashmë ëshë bërë definitive se sulmuesi i Villarealit, Giuseppe Rossi është lënduar për herë të dytë dhe nuk do të jetë në skuadrën e Italisë për Kampionatin Europian 2012.

Rossi ka qenë afër rikthimit në aksion pas lëndimit që pësoi, ku klubi i tij humbi në ndeshjen kundër Real Madridi kah fundi i tetorit.

Siqodoqftë, Villareali ka konfirmuar se Rossi është lënduar në të njëjtin vend përsëri dje në stërvitje dhe kështu nuk do të jetë i gatshëm për Euro 2012.

Formacioni i javës në Europë: Shkëlqejnë Ronaldo e Pirlo


FutbollLajme.blogspot.com sjell formacionin më të mirë për klubet e Europës që kanë luajtur gjatë kësaj mesjave.

Reali ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Atletico Madridit, falë një super-paraqitjeje të bërë nga Cristiano Ronaldo i cili i dha tre pikë të arta klubit të tij. Në anën tjetër, Barcelona ka shënuar fitore të lehtë kundër Getafes në shtëpi me rezultat 4-0.

Juventusi dhe Milani kanë shënuar fitore këtë javë kundër Lazios respektivisht Chievos. Përpos Juves dhe Milanit, edhe Interi ka shënuar fitore duke e mposhtur Sienën. Në anën tjetër Napoli është mposhtur në shtëpi nga Atalanta.

Derbi i javës në gjermani, ai ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich përfundoi me fitore të vendasve falë golit të vetëm të shënuar nga Levandoëski i cili me këtë gol, ndoshta i dha edhe titullin klubit të tij.

Rezultatet e Anglisë në këtë javë ishin befasuese, ku veçohet humbja e Manchester United nga Wiganit duke e rihapur garën për titull. Arsenali shënoi fitore si mysafir i Wolves me rezultat 3-0 teksa Liverpooli mposhti në transfertë, Blackburnin me rezultat 3-2.

Lojtarët:

Neuer – Bayern
Sagna – Arsenal
Hummels – Dortmund
Rakitskiy – Shakhtar
Walcott – Arsenal
Pirlo – Juventus
Gundogan – Dortmund
Silva – City
Ronaldo – Real Madrid
Lewandowski – Dortmund
Menez – PSG

Formacioni: 3-4-2

—————Neuer—————
—–Sagna, Hummels, Rakitskiy—–
—Walcott, Pirlo, Gundogan, Silva—
—–Ronaldo, Lewandowski, Menez—-