Subscribe:

Labels

Ibrahimovic spjegon momentin e takimit me Henryn


Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai ishte tepër i lumtur që ka pasur mundësi të shihet me Thierry Henryn përsëri dhe e ka përshkruar atë si njeri.

“Unë e njoh Henryn dhe se çfarë ka bërë ai për futbollin – ai ka bërë histori në këtë sport – por kjo nuk është e tëra pasi ai është një person fantastik me një zemër të madhe. Ai është një shok i imi, pasi ne kemi kaluar shumë kohë së bashku te Barcelona”.

“Ishte një moment i mirë për mua të mëkurën të takohem me të përsëri pasi nuk e kam parë për një kohë të gjatë. Kur unë kam pasur disa dështime te Barcelona ai ka qenë gjithmonë aty te unë dhe ka qenë pozitiv me mua. Ne kemi pasur edhe shakat e mira, kështu ishte e shkëlqyer për mua ta shoh përsëri atë”, tha Ibrahimovic.