Subscribe:

Labels

Inter-Bologna, Fiore-Napoli, formacionet e mundshme


Serie A ngre sot në mbrëmje siparin e javës së saj të 24-të me dy sfidat: Fiorentina-Napoli dhe Inter-Bologna.

Për shkak se në mesjavën e ardhshme si Inter ashtu edhe Napoli do të jenë të angazhuar në ndeshjet e Champions League është vendosur që ndeshjet të luhen sot për ti lënë kohë për përgatitje të dy klubeve.

Napoli udhëton në Firenze e etur për pikë dhe me mendje te Chelsea por pret një Fiorentinë që ka nisur të ngrejë kokë.

Inter i Ranierit do të luajë sot pa Milito dhe Stankoviç por ka vetëm një mundsëi: fitoren, pasi një hap fals edhe me Bolognën pas asaj ndaj Novarës do ta përkeqësonte situatën në kampin zikaltër por edhe do rrezikonte objektivat më modestë të sezonit.


Ja si priten të luajnë 4 ekipet sot:

Fiorentina-Napoli


Fiorentina (3-5-2): Boruc; Gamberini, Natali, Nastasic; Cassani, Behrami, Montolivo, Olivera, Vargas; Amauri, Jovetic. Tr.: Rossi.

Napoli (3-4-2-1): Rosati; Campagnaro, Cannavaro, Britos; Maggio, Dzemaili, Inler, Dossena; Lavezzi, Hamsik; Cavani. Tr.: Mazzarri.

Arbitër: Orsato.

Inter-Bolgna

Inter (4-4-1-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Ranocchia, Nagatomo; Faraoni, Zanetti, Cambiasso, Forlan; Sneijder; Pazzini. Tr.: Ranieri.

Bologna (3-4-2-1): Gillet; Raggi, Portanova, Antonsson; Pulzetti, Perez, Mudingayi, Morleo; Ramirez, Taider; Di Vaio. Tr.: Pioli.