Subscribe:

Labels

PL me një ekip më pak në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër?


Nëse Chelsea dhe Arsenali eliminohen nga kjo fazë e Ligës së Kampionëve atëherë Premier League sezonin tjetër do të jetë vetëm me tre klube që do të shkojnë në Ligën e Kampionëve.

Një gjë e tillë sezonin e kaluar ndodhi me italianët të cilët nuk arritën rezultate të mira dhe për këtë arsye në këtë sezon vetëm vendi 1,2,3 i Serie kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Por si duket do të jetë Premier League ajo që sezonin tjetër do të ketë vetëm tre klube në këtë garë teksa italianët përsëri do të kenë katër klube pasi Milani dhe Napoli janë shumë pranë çerekfinales së Ligës së Kampionëve.