Subscribe:

Labels

Mata: Mund ta mposhtim Barcelonën

Lojtari i cili është duke treguar formë të jashtëzakonshme te Chelsea sidomos në ndeshjet e fundit, Juan Mata ka thënë se të mposhtës Barcelonën nuk është një gjë e pamundur, edhe pse është mjaftë e vështirë. “Ne do të luajmë kundër Barcelonës dhe të gjithë e dinë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë por jo e pamundur të fitojmë”. “Shpresa jonë është të shkojmë në finale, Barcelona do të tentojë të ketë posedim dhe të na mbyll neve në mbrojtje, por ne kemi lojtar me eksperiencë të lartë për këtë gjë”, tha Mata.