Subscribe:

Labels

Drogba: Jemi të gatshëm për Barcën

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba ka thënë se klubi i tij është i gatshëm për ndeshjen kundër Barcelonës, që edhe sipas tij do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. “Gjasat janë 50-50, edhe pse ata thuhet se janë më të mirët në botë dhe kanë lojtarin më të mirë në botë”. “Janë dy ndeshje. Gjithçka mund të ndodhë. Ndeshja kontraverse i takon të kaluarës, kështu, gjërat kanë ndryshuar që nga atëherë”. “Sidoqoftë, dëshira është e njëjtë, ne kërkojmë fitore. Jemi të gatshëm për këtë takim”, tha Drogba.