Subscribe:

Labels

Ramos: Harrojeni Barcelonën

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka urdhëruar bashkëlojtarët e tij që të fokusohen në ndeshjen kundër Bayern Munich dhe të harrojnë derbin e së shtunës kundër Barcelonës. “Ne nuk duhet të mendojmë për Barcelonën apo për titullin e La Ligas”. “Ne jemi duke luajtur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich. Ne jemi duke luajtur kundër një klub të madh”. “Ata kanë lojtarë shumë të shkëlqyer në klub si Robben e Gomez, të cilët mund të bëjnë diferencën”, tha Ramos në konferencë për shtyp para këtij takimi.