Subscribe:

Labels

Ronaldo: Të hidhëron si Madridist, por Barcelona më e mira që kam parë

Legjenda braziliane, Ronaldo ka thënë është shumë vështirë dhe të hidhërron si një Madridist të thuash se Barcelona është shumë e fortë, por ai pranon se ajo është ndër klubet më të mira që ka parë ai. “Unë jam Merengues dhe me të vërtetë më pëlqen mënyra sesi luajn Reali, por nuk mund të mohosh se Barcelona, ka një klub fantastik”. “Ndoshta ata nuk mund të jenë më spektakular, por ata bëjnë që gjithçka të duket shumë e thjeshtë. Çdo lojtar i vetëm në çdo pjesë të fushës, dinë se çfarë duhet të bëjnë në kohë të caktuar”. “Puna e mirë që ka bërë Guardiola është duke shkëlqyer. Barcelona është klubi më i mirë që kam parë në 35 vite e mia në planet”. “Të lëndon të thuash, qëkur unë jam Madridist, por unë ende mendoj se mund të fitojmë ndonjë titull këtë sezon”, ishin fjalët e Ronaldos për Fifa.com