Subscribe:

Labels

Lampard: Duhet të luajmë si ndaj Tottenhamit kundër Barcelonës

Mesfushori i Chelsea’t Frank Lampard shpreson që të luajnë si kundër Tottenhamit,kur ata të përballen me Barcelonën të mërkurën. “Barcelona është favorit në këtë ndeshje për shkak të mënyrës se si luajnë dhe lojtarët që kanë në ekipin e tyre,por nëse luajmë siç kemi bërë kundër Tottenhamit,atëherë ne besojmë se kemi një shans.” “Ne kemi respekt të madh për Barcelonën,ekipi më i mirë në botë gjatë këtyre dy apo tre viteve të fundit. “Barcelona kanë lojtarë kaq shumë sa që mund të ‘lëndojnë’ ty,dhe kanë lojtarin më i mirë në botë Lionel Messi,kështu që është një detyrë e vështirë për ne,por ne duhet të kemi besim”-tha Lampard për faqen zyrtare të Chelseat