Subscribe:

Labels

Agjenti: Maxi Lopez do qëndrojë te Milani

Agjenti i Maxi Lopez ka thënë se në fund të sezonit, klienti i tij do të nënshkruajë plotësisht me skuadrën e Milanit. “Ai do të qëndrojë te Milani, sepse në shumë pak minuta që i janë dhënë, ka treguar se është një lojtar i shkëlqyer”. “Ai është i fortë fizikisht, lojtar klasi dhe ka përfundimin e mirë, gjë që nuk është e lehtë për tu gjetur”, tha agjenti për Radio Lombardia.