Subscribe:

Labels

Formacioni i javës në Europë: Shkëlqejnë Ronaldo e Pirlo


LajmeSport.com sjell formacionin më të mirë për klubet e Europës që kanë luajtur gjatë kësaj mesjave.

Reali ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Atletico Madridit, falë një super-paraqitjeje të bërë nga Cristiano Ronaldo i cili i dha tre pikë të arta klubit të tij. Në anën tjetër, Barcelona ka shënuar fitore të lehtë kundër Getafes në shtëpi me rezultat 4-0.

Juventusi dhe Milani kanë shënuar fitore këtë javë kundër Lazios respektivisht Chievos. Përpos Juves dhe Milanit, edhe Interi ka shënuar fitore duke e mposhtur Sienën. Në anën tjetër Napoli është mposhtur në shtëpi nga Atalanta.

Derbi i javës në gjermani, ai ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich përfundoi me fitore të vendasve falë golit të vetëm të shënuar nga Levandoëski i cili me këtë gol, ndoshta i dha edhe titullin klubit të tij.

Rezultatet e Anglisë në këtë javë ishin befasuese, ku veçohet humbja e Manchester United nga Wiganit duke e rihapur garën për titull. Arsenali shënoi fitore si mysafir i Wolves me rezultat 3-0 teksa Liverpooli mposhti në transfertë, Blackburnin me rezultat 3-2.

Lojtarët:

Neuer – Bayern
Sagna – Arsenal
Hummels – Dortmund
Rakitskiy – Shakhtar
Walcott – Arsenal
Pirlo – Juventus
Gundogan – Dortmund
Silva – City
Ronaldo – Real Madrid
Lewandowski – Dortmund
Menez – PSG

Formacioni: 3-4-2

—————Neuer—————
—–Sagna, Hummels, Rakitskiy—–
—Walcott, Pirlo, Gundogan, Silva—
—–Ronaldo, Lewandowski, Menez—-