Subscribe:

Labels

Mata: Duhet ta ndalim Messin

Anësori i Chelseat, Juan Mata ka thënë se klubi i tij duhet ta ndalë yllin e Barcelonës, Lionel Messin dhe të mos pranojë asnjë gol në ndeshjen e nesërme – Kështu do të kishte gjasa për të shkuar në finale. “Nëse ai ka një ditë të mirë atëherë duhet të kujdesesh shumë. Barcelona ka lojtarë tjerë të rëndësishëm, si Xavi e Iniesta por është e çartë se Messi është më i rrezikshmi”. “Do të tentojmë të bëjmë që Messi të mos ketë natë të mirë. Është kruciale të marrim rezultat të mirë në Stamfford Bridge e të mos pranojmë gol”, tha Mata për Marca.