Subscribe:

Labels

Fjalët e Mourinhos për karierën e tij


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka thënë se ai e konsideron vetën e tij si një trajner i shkëlqyer, këtë pasi ta përfundojë karierën.

“Të flasësh për vetën tënde nuk është një gjë e lehtë, sepse çdo herë futesh në rreziqe ku njerëzit mendojnë se ti je vanitoz”.

“Duke shikuar atë çfarë kam arritur, unë e konsideroj vetën, në një rrugë shumë pragmatike, të jem trajner i shkëlqyer”.

“Unë e shoh fazën finale të karierës sime pas 20 viteve. Unë do të përfundojë karierën në top-formë në 65 apo 70 vite, dhe shpresoj të jem krenar me atë”.

“Futbolli do të vazhdojë të jetë pjesë e jetës sime deri në ditën kur unë do të pensionohem, sepse aty do të jetë fundi për mua”.

“Unë nuk jam nga ata njerëzit të cilët janë pensionuar nga futbollit, dhe më pas nuk kanë arritur të gjejnë paqe në jetë”, tha Mourinho në një intervistë për Audi Magazine.