Subscribe:

Labels

Premier Ligë – Lista e golashënuesve më të mirë

Pavarësisht që nuk shënoi asnjë gol ndaj Wiganit, Robin Van Persie kryeson listën e realizatorëve më të mirë në Ligën Premier i ndjekur nga sulmuesi i ‘Djajve të Kuq’, Wayne Rooney. Ky i fundit në këtë fundjavë shënoi dy gola ndaj Aston Villës dhe kjo e bëri atë të kalojë në kuotën e 24 golave. Dy gola këtë fundjavë shënoi edhe Sergio Aguero që renditet i treti në listë me 21 gola ndërsa Top 5 e mbyllin Yakubu dhe Dempsey që kanë nga 16 gola. Lista e 5 golashënuesve më të mirë: 1. Robin Van Persie – 27 gola 2. Wayne Rooney – 24 gola 3. Sergio Aguero – 21 gola 4. Yakubu Ayiegbeni – 16 gola 5. Clint Dempsey – 16 gola