Subscribe:

Labels

Alves: Chelsea nuk arriti në finale në 2009 sepse u frikësua

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves padyshim që ka dhënë një deklaratë pa asnjë kuptim duke thënë se Chelsea nuk arriti të eliminojë klubin e tij në ‘Skandalin e Stamfford Bridge’ kur e dimë se gjyqtari i atij takimi Ovrebo bëri shumë gabime që shkuan në favor të Barcelonës. “Nuk ka asnjë dyshim që ajo është ndeshja më e vështirë që kemi luajtur ne deri tani. Njerëzit thonë se Chelsea do të fitonte pot ë mos ishin gjyqtarit, por çfarë mund të bëjmë ne për këtë gjë? Unë mendoj se në 2009, Chelsea nuk arriti në finale për shkak të frikës”. “Klubi që ka një njeri më shumë, në shtëpi dhe është duke fituar 1-0, është dashur të na sulmojë neve”, tha Alves. Chelsea luajti shumë mirë në atë takim dhe Alves si duket ka harrruar se nëse Chelsea nuk do të kishte sulmuar nuk do të vinte momenti i atyre 4-5 penaltive të padhëna për Blutë pasi rezultati i atij takimi do të ishte minimalisht 3-0.