Subscribe:

Labels

Drogba: Dua trofe këtë sezon

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba ka thënë se dëshiron që të fitojë ndonjë trofe në këtë sezon me skuadrën e tij. Chelsea është në finale të FA Cup dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të thotë se është në garë për të fituar dy tituj në këtë sezon. “Sezoni i fundit ishte i keq, sepse unë nuk fitova asnjë titull. Shpresoj se ky sezon do të jetë më ndryshe. Unë dua të fitojë trofe. Nuk do të thotë se është viti im i fundit këtu, por thjeshtë dua të fitojë trofe me Chelsean”, tha Drogba.