Subscribe:

Labels

Alonso: E dua Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka thënë se ai dëshiron që të fitojë me çdo kusht Ligën e Kampionëve në këtë sezon, që do të ishte titulli i 10 i Real Madridit. “Liga e Kampionëve është më shumë apeluese, dhe do të ishte shumë e rëndësishme për një klub që të fitojë të 10-tën, kështu ne jemi të fokusuar që të jemi pjesë e kësaj”. “Koha do të tregojë, dhe historia ka treguar se Reali dhe Bayerni ka fituar finalen kur kanë eliminuar tjerët në gjysmëfinale. Ne dëshirojmë të jemi aty”, tha Alonso për bwin.com