Subscribe:

Labels

Drej fiorentines me Alvarez dhe me Sneijder ne ...

E Djele , date 22 Prill 2012 , luhet ne Artemio Franchi te Fiorentines , sfida e radhes ne Serie A. Java e 33 , Fiorentina - Inter. Dy ekipe qe kane zhgenjyer ne kete sezon , Interi qe nuk eshte atje ku jemi mesuar ta shohim gjithmone , ne maje te renditjes. Dhe Fiore qe akoma nuk e ka siguruar qendrimin ne Serie A, e cuditshme por e vertete , nga nje ekip qe luftonte per nje vend ne Champions League tani qe lufton per mbijetese. Ja se si mund te paraqiten ekipet , Fiorentina nuk ka shume mundesi zgjedhjeje dhe ne sulm mund te luaj Jovetic i vetem . Edhe per shkak se Amauri eshte i demtuar. Nga krahu tjeter Interi dhe Stramaccioni jo vetem qe kane shume mundesi zgjedhjeje por kete here mund te kene dhe veshtiresi. Sneijder rikthehet mbas nje muaji ne dispozicion , por nuk eshte i gatshem per te luajtur 90 minuta keshtu qe mund ta nise nga pankina kete sfide. Alvarez eshte ne avantazh me Forlan , i cili vazhdon te zhgenjeje . Argjentinasi dha sinjale pozitive ne ndeshjen me Sienen aq sa mund ti rrembeje vendin ne formacion edhe nje kampioni si Diego Forlan. Ne krahun tjeter Zarate e ka vendin thuajse te sigurt , duke perjashtuar ndonje suprize. Ne mesfushe mund ti besohet gardes se vjeter Zanetti , Cambiasso dhe njeri ndermjet treshes Stankovic , Obi , Poli. Guarin me shume mundesi do e nise nga stoli. Ne mbrojtje rikthehet Maicon , ne qender Lucio dhe ne krah te tij Ranocchia ose Chivu , ne krah te majte Nagatomo.