Subscribe:

Labels

Skuadra e plotë e Barcelonës vs Chelsea

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka ftuar plotë 22 lojtarë, që do të udhëtojnë për në Londër, për të zhvilluar takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat. Guardiola ka ftuar të gjithë 18 lojtarët e ekipit të parë, si dhe në këtë listë ka ftuar edhe 4 emra nga Barcelona B: Oier, Montoya, Bartra dhe Tello. Para se të udhëtojnë në Londër, skuadra e Barcelonës e përbërë nga 22 lojtarë kanë stërvitur në Cam Nou.