Subscribe:

Labels

Liga e parë, derbi i takoi Feronikelit

Për dallim nga Superliga, në Ligën e parë fundjava u takoi skuadrave nikoqire. Nderin e mysafirëve e shpëtoi Feronikeli që në Vushtrri mposhti Kosovën me rezultat 1-0. Me këtë fitore, Feronikeli u përforcua në pozitën e parë duke qenë pretendenti më serioz për titull të kampionit që shpije në rangun elitë. Ndeshja Rahoveci – Flamurtari u ndërpre pasi që një futbollist mysafir sulmoi gjyqtarin. Në të gjitha ndeshjet tjera fitore shënuan nikoqirët. Në këtë xhiro pushoi Istogu. Rezultatet: Kosova (V)-Feronikeli 0-1 Ramiz Sadiku -Hajvalia 2-1 Deçani-Llapi 3-1 Ballkani-Fushë Kosova 4-1 Ferizaj-Vitia 1-0 2 Korriku- Ulpiana 2-0 . Rahoveci – Flamurtari (u ndërpre) Këtë javë pushoi Istogu. Kryeson Feronikeli me 46 pikë, para Hajvalisë me 34 dhe Ferizajt me 32 pikë. Renditjen e skuadrave në këtë rang garash e përmbyll Rahoveci me 10 pikë. Në xhiron e ardhshme takohen: 2 Korrku – Ballkani Deçani – Ferizaj Feronikeli – Flamurtari Fushë Kosova – Hajvalia Istogu – Kosova (V) Llapi – Rahoveci Ramiz Sadiku – Ulpiana Vitia pushon.