Subscribe:

Labels

Wenger: Do shpenzojmë para në mënyrë të mençur


Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se klubi i tij gjatë merkatos së verës do të shpenzoj para, por këtë gjë do ta bëj në mënyrë shumë të mençur.

“Ne kemi më shumë ambicie se kurrë, dhe paratë që i kemi do t’i shpenzojmë me inteligjencë të lartë, dhe në mënyrë shumë të mençur”.

“Ajo çfarë nuk ka ndryshuar te ne është mentaliteti ynë, pasi kemi shumë ambicie. Ne çdo herë kemi shpenzuar para, pasi kemi ambicie për lojtar klasi, dhe nëse ju shikoni historinë tonë ose 15 vitet e fundit atëherë do të shihni se kemi pasur shumë të tillë. Sol Campbell është njëri nga ata”, tha Wenger.