Subscribe:

Labels

Del Bosque: Dua finalen, Barcelona – Real Madrid

Selektori i kombëtares spanjolle, Vicente del Bosque ka thënë se ai ëndërron që në finale të Ligës së Kampionëve në këtë sezon të jenë, Barcelona dhe Real Madridi. “Ne duhet të shijojmë këtë moment, sepse pesë klube spanjolle janë në gjysmëfinale të garave Europiane. Garat europiane dhe kombëtarja spanjolle, nuk ka të bëj asgjë me këtë”. “Ne duam finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelona dhe Real Madridit, sepse kjo nuk do të dëmtojë kombëtaren spanjolle, sepse dikush do të fitojë e dikush do të humbë. Lojtarët janë të përgatitur për këtë gjë”, tha Del Bosque.