Subscribe:

Labels

Goal.com parashikon rezultatet e Bayern-Real dhe Chelsea-Barcelona

Dy superpërballjet e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohen nesër dhe pasnesër në kuadër të ndeshje të para gjysmëfinale, priten të jenë tejet emocionuese dhe interesante. Goal.com ka parashikuar dhe rezultatin e këtyre dy takimeve i cili është si vijon më poshtë. Bayern Munich 2-1 Real Madrid Clark Whitney thotë: Bayerni faktorin kryesor në këtë takim do të ketë stadiumin. Në stadiumin e tyre, ata këtë sezon kanë pranuar vetëm nëntë gola dhe ato në të gjithë garat, dhe ka arritur të shuaj sulmet e shumë klubeve të forta duke përfshirë këtu edhe atë të Manchester Cityt. Reali është shumë i mirë në mbrojtje, por unë mendoj se ndeshja e parë do t’i takojë Bayernit me rezultatin që shihni më lartë. Chelsea 1-2 Barcelona Ben Hayward thotë: Chelsea ka rritur shumë moralin para këtij takimi, pas fitores 5-1 kundër Tottenhamit. Chelsea bëri problem shumë Barcelonës në 2008-09, por këtë sezon ata nuk janë si më herët. Edhe pse do të jetë një ndeshje shumë e fortë, në fund do të jetë Barcelona që do të fitojë.