Subscribe:

Labels

Ibrahimovic: E ardhmja ime te Milani

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic edhe një herë ka bërë me dije se e ardhmja e tij është vetëm te klubi rosoner. “Ashtu siq kam thënë shumë herë të tjera, unë jam shumë mirë këtu, unë kam kontratë, nuk kam mendime tjera dhe dua të përfundojë në mënyrë të mirë këtë sezon te Milani”. “Milani më ka dhënë mua buzëqeshjen dhe dëshirën për të luajtur, e ardhmja ime është këtu. Nuk kam arsye për të thënë diçka tjetër:Unë luaj mirë sepse jam shumë mirë këtu, në dhe jashtë fushës”, tha Ibrahimovic për Milan Channel.