Subscribe:

Labels

Ata janë vrasës!

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka paralajmëruar klubin e tij, se Chelsea është një klub vrasësish të cilët mund të shënojnë gol dhe në sekondën e fundit. “Ne me Arsenalin e dominonim në tërësi takimin kundër tyre në pjesën e parë, por me një kundërsulm të vetëm Drogba çdo herë të ndëshkonte. Çdo herë ishte film i njëjtë. Ata janë ‘vrasës’. “Ajo që ndodhi në 2009 do të jetë motiv shtesë pë rata. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Shumë mirë është e njohur se ata mund të shënojnë edhe në sekondën e fundit”, tha Fabregas.