Subscribe:

Labels

Rossi lëndohet përsëri – Mungon në Euro 2012


Tashmë ëshë bërë definitive se sulmuesi i Villarealit, Giuseppe Rossi është lënduar për herë të dytë dhe nuk do të jetë në skuadrën e Italisë për Kampionatin Europian 2012.

Rossi ka qenë afër rikthimit në aksion pas lëndimit që pësoi, ku klubi i tij humbi në ndeshjen kundër Real Madridi kah fundi i tetorit.

Siqodoqftë, Villareali ka konfirmuar se Rossi është lënduar në të njëjtin vend përsëri dje në stërvitje dhe kështu nuk do të jetë i gatshëm për Euro 2012.

Formacioni i javës në Europë: Shkëlqejnë Ronaldo e Pirlo


FutbollLajme.blogspot.com sjell formacionin më të mirë për klubet e Europës që kanë luajtur gjatë kësaj mesjave.

Reali ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Atletico Madridit, falë një super-paraqitjeje të bërë nga Cristiano Ronaldo i cili i dha tre pikë të arta klubit të tij. Në anën tjetër, Barcelona ka shënuar fitore të lehtë kundër Getafes në shtëpi me rezultat 4-0.

Juventusi dhe Milani kanë shënuar fitore këtë javë kundër Lazios respektivisht Chievos. Përpos Juves dhe Milanit, edhe Interi ka shënuar fitore duke e mposhtur Sienën. Në anën tjetër Napoli është mposhtur në shtëpi nga Atalanta.

Derbi i javës në gjermani, ai ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich përfundoi me fitore të vendasve falë golit të vetëm të shënuar nga Levandoëski i cili me këtë gol, ndoshta i dha edhe titullin klubit të tij.

Rezultatet e Anglisë në këtë javë ishin befasuese, ku veçohet humbja e Manchester United nga Wiganit duke e rihapur garën për titull. Arsenali shënoi fitore si mysafir i Wolves me rezultat 3-0 teksa Liverpooli mposhti në transfertë, Blackburnin me rezultat 3-2.

Lojtarët:

Neuer – Bayern
Sagna – Arsenal
Hummels – Dortmund
Rakitskiy – Shakhtar
Walcott – Arsenal
Pirlo – Juventus
Gundogan – Dortmund
Silva – City
Ronaldo – Real Madrid
Lewandowski – Dortmund
Menez – PSG

Formacioni: 3-4-2

—————Neuer—————
—–Sagna, Hummels, Rakitskiy—–
—Walcott, Pirlo, Gundogan, Silva—
—–Ronaldo, Lewandowski, Menez—-

Wenger: Do shpenzojmë para në mënyrë të mençur


Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se klubi i tij gjatë merkatos së verës do të shpenzoj para, por këtë gjë do ta bëj në mënyrë shumë të mençur.

“Ne kemi më shumë ambicie se kurrë, dhe paratë që i kemi do t’i shpenzojmë me inteligjencë të lartë, dhe në mënyrë shumë të mençur”.

“Ajo çfarë nuk ka ndryshuar te ne është mentaliteti ynë, pasi kemi shumë ambicie. Ne çdo herë kemi shpenzuar para, pasi kemi ambicie për lojtar klasi, dhe nëse ju shikoni historinë tonë ose 15 vitet e fundit atëherë do të shihni se kemi pasur shumë të tillë. Sol Campbell është njëri nga ata”, tha Wenger.

Formacioni i javës në Europë: Shkëlqejnë Ronaldo e Pirlo


LajmeSport.com sjell formacionin më të mirë për klubet e Europës që kanë luajtur gjatë kësaj mesjave.

Reali ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Atletico Madridit, falë një super-paraqitjeje të bërë nga Cristiano Ronaldo i cili i dha tre pikë të arta klubit të tij. Në anën tjetër, Barcelona ka shënuar fitore të lehtë kundër Getafes në shtëpi me rezultat 4-0.

Juventusi dhe Milani kanë shënuar fitore këtë javë kundër Lazios respektivisht Chievos. Përpos Juves dhe Milanit, edhe Interi ka shënuar fitore duke e mposhtur Sienën. Në anën tjetër Napoli është mposhtur në shtëpi nga Atalanta.

Derbi i javës në gjermani, ai ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Munich përfundoi me fitore të vendasve falë golit të vetëm të shënuar nga Levandoëski i cili me këtë gol, ndoshta i dha edhe titullin klubit të tij.

Rezultatet e Anglisë në këtë javë ishin befasuese, ku veçohet humbja e Manchester United nga Wiganit duke e rihapur garën për titull. Arsenali shënoi fitore si mysafir i Wolves me rezultat 3-0 teksa Liverpooli mposhti në transfertë, Blackburnin me rezultat 3-2.

Lojtarët:

Neuer – Bayern
Sagna – Arsenal
Hummels – Dortmund
Rakitskiy – Shakhtar
Walcott – Arsenal
Pirlo – Juventus
Gundogan – Dortmund
Silva – City
Ronaldo – Real Madrid
Lewandowski – Dortmund
Menez – PSG

Formacioni: 3-4-2

—————Neuer—————
—–Sagna, Hummels, Rakitskiy—–
—Walcott, Pirlo, Gundogan, Silva—
—–Ronaldo, Lewandowski, Menez—-

Scholes ftohet nga Anglia


Legjenda e Manchester United Paul Scholes,së fundmi ka marrë një ofertë të re nga United për të vazhduar edhe për një vjet por pos kësaj ka marrë edhe një ftesë surprizë nga kombëtarja e Anglisë për Euro 2012.

Bashkëlojtari i tij,Phil Jones ka folur për këtë duke thënë:
“Pse jo? Ai është lojtar që s’i mungon klasi,madje s’ka problem edhe për moshën, mua më duket që është më i ri se unë”

“Nuk do surprizohesha po ta shihja në EURO 2012,lojtarë si ai i mungojnë Anglisë”

Paul Scholes hoqi dorë nga Kombëtarja Angleze në vitin 2004 me gjithsej 66 paraqitje.