Subscribe:

Labels

Ata janë vrasës!

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas ka paralajmëruar klubin e tij, se Chelsea është një klub vrasësish të cilët mund të shënojnë gol dhe në sekondën e fundit. “Ne me Arsenalin e dominonim në tërësi takimin kundër tyre në pjesën e parë, por me një kundërsulm të vetëm Drogba çdo herë të ndëshkonte. Çdo herë ishte film i njëjtë. Ata janë ‘vrasës’. “Ajo që ndodhi në 2009 do të jetë motiv shtesë pë rata. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Shumë mirë është e njohur se ata mund të shënojnë edhe në sekondën e fundit”, tha Fabregas.

Cole: Duhet ta ndalim Barcën, jo Messin

Anësori i Chelseat, Ashley Cole ka thënë se klubi i tij duhet ta ndalë Barcelonën e jo Lionel Messi pasi aty ka edhe shumë lojtarë tjerë të rrezikshëm. “Ne jemi me besim dhe mendojmë se kemi gjithçka që duhet për të kaluar më tutje”. “Ne jemi të fortë, kurrë nuk dorëzohemi. Ne luftojmë për secilin top, jemi të fortë në ndërhyrje dhe shpresojmë të marrim avantazh nga kjo”. “Messi është duke shënuar gola por Barcelona nuk ëshë vetëm Messi. Ne duhet ta ndalim tërë klubin e jo vetëm atë”, tha Cole.

Mata: Duhet ta ndalim Messin

Anësori i Chelseat, Juan Mata ka thënë se klubi i tij duhet ta ndalë yllin e Barcelonës, Lionel Messin dhe të mos pranojë asnjë gol në ndeshjen e nesërme – Kështu do të kishte gjasa për të shkuar në finale. “Nëse ai ka një ditë të mirë atëherë duhet të kujdesesh shumë. Barcelona ka lojtarë tjerë të rëndësishëm, si Xavi e Iniesta por është e çartë se Messi është më i rrezikshmi”. “Do të tentojmë të bëjmë që Messi të mos ketë natë të mirë. Është kruciale të marrim rezultat të mirë në Stamfford Bridge e të mos pranojmë gol”, tha Mata për Marca.

Reali kësaj radhe mposht Interin !

Skuadra spanjolle,RealMadridi thuaj se kasaj radhe ka mposhtur Interin për shërbimet e talentin brazilian,Lucas Moura. Siç raportojnë mediat spanjolle këto ditë në zyrat e skuadrës së Madridit është parë agjenti i Lucas Wagner Ribeiro. Kësaj radhe mediat e kanë quajtur Realin fitues në këtë drejtim pasi vite më parë favorit për transferimin e Coutinhos ka qenë Reali por në fund braziliani përfundoi në Inter. Vlen ta përmendim se në janar të këtij viti Interi e kishte në duar brazilianin por nuk e shfrytëzoj rastin. Reali edhe më herët ka qenë i interesuar për shërbimet e brazilianit,por gjithsesi këtu dyshohet se marveshje mos është arritur për Neymar pasi që Wagner Ribeiro është agjent edhe i Neymar da Silvas. Si do që të jet do të zbulojmë në ditët e ardhshme se për cilin talent bëhet fjal.

McManaman: Mourinho nuk do kënaqet pa e fituar Ligën e Kampionëve

Ish ylli i Real Madridit Steve McManaman mendon se Jose Mourinho nuk do kënaqet derisa Los Blancos të e fitojnë Ligën e Kampionëve. ”Nëse ecni nëpër atë ju normalisht se doni ta fitoni edhe Ligën e Kampionëve edhe gjithçka tjetër” ”Ky klub ka nevojë për të mposhtur Bayernin e pastaj Barcelonën për të bërë historinë e tyre.Unë mendoj se askush,përfshirë edhe Mourinhon se do kënaqet pa e fitua Ligën e Kampionëve”,përfundoi McManaman