Subscribe:

Labels

Valencia e fortë për Stoken


Valencia ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Europa League në stadiumin e Stoke Cityt me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Mehmet Topal në minutën e 36 dhe ky po që ishte një gol i bukur pasi u shënua nga mëse 25 metra.
Me këtë fitore Valencia ka një avantazh të madh për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Mestalla.

Ranieri: Arbitrat terrorizohen nga Inter


Interi do të përballet sot në mbrëmje kundër Bolonjës, në ndeshjen e parë të javës së 24-t të Serisë A. Zikaltërit kërkojnë kthesën pas disfatës shokuese ndaj Novarës, por do të jenë pa dy lojtarë thelbësorë, si Diego Milito e Dejan Stankoviç, që janë me grip. 

“Vijmë nga ndeshje jo ekzaltuese, kemi marrë disa goditje të forta, që na kanë dërrmuar, - deklaroi trajneri Klaudio Ranieri në prag të takimit të sotëm. – Bolonja nuk ka humbur asnjë ndeshje jashtë fushe për këtë vit, por ne duhet të fitojmë, duke luajtur siç dimë vetë”. 

Ndërsa mungojnë Milito e Stankoviç, Ranieri mund të mbështetet tek Julio Sezar në portë dhe te Diego Forlan në sulm. 

Ndërkohë, tekniku zikaltër nuk ka qëndruar pa polemizuar me atë të Juventusit Antonio Conte, që deklaroi se arbitrat kanë frikë të akordojnë 11-metërsh për Juventus. 

“Nëse ai thotë kështu, atëherë po ju them se ndaj nesh janë të terrorizuar, - deklaroi Ranieri. – Inatosem shumë kur shoh që arbitri nuk e ka ndeshjen në dorë. Me ne kanë gabuar shumë, por nuk mund të jem dakord me Conten. Shpresoj që gjyqtarët të mos kondicionohen nga ata që ngrenë zërin”, përfundoi trajneri i Inter. 

Inter-Bologna, Fiore-Napoli, formacionet e mundshme


Serie A ngre sot në mbrëmje siparin e javës së saj të 24-të me dy sfidat: Fiorentina-Napoli dhe Inter-Bologna.

Për shkak se në mesjavën e ardhshme si Inter ashtu edhe Napoli do të jenë të angazhuar në ndeshjet e Champions League është vendosur që ndeshjet të luhen sot për ti lënë kohë për përgatitje të dy klubeve.

Napoli udhëton në Firenze e etur për pikë dhe me mendje te Chelsea por pret një Fiorentinë që ka nisur të ngrejë kokë.

Inter i Ranierit do të luajë sot pa Milito dhe Stankoviç por ka vetëm një mundsëi: fitoren, pasi një hap fals edhe me Bolognën pas asaj ndaj Novarës do ta përkeqësonte situatën në kampin zikaltër por edhe do rrezikonte objektivat më modestë të sezonit.


Ja si priten të luajnë 4 ekipet sot:

Fiorentina-Napoli


Fiorentina (3-5-2): Boruc; Gamberini, Natali, Nastasic; Cassani, Behrami, Montolivo, Olivera, Vargas; Amauri, Jovetic. Tr.: Rossi.

Napoli (3-4-2-1): Rosati; Campagnaro, Cannavaro, Britos; Maggio, Dzemaili, Inler, Dossena; Lavezzi, Hamsik; Cavani. Tr.: Mazzarri.

Arbitër: Orsato.

Inter-Bolgna

Inter (4-4-1-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Ranocchia, Nagatomo; Faraoni, Zanetti, Cambiasso, Forlan; Sneijder; Pazzini. Tr.: Ranieri.

Bologna (3-4-2-1): Gillet; Raggi, Portanova, Antonsson; Pulzetti, Perez, Mudingayi, Morleo; Ramirez, Taider; Di Vaio. Tr.: Pioli.

Milan, Sheva i impresionuar nga fitorja me Arsenal




Ish-ylli i Milanit, Andriy Shevchenko, ka qenë plot lavdërime për kampionët e Serie A pas fitores së tyre ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve. 

“Isha krejtësisht i impresionuar nga shpirti i treguar nga Milani. Vendosmëria e tyre po ashtu më ka impresionuar, si edhe stili i tyre i qetë dhe plot vetëbesim i lojës. Ata dukeshin shumë të sigurt”, u shpreh ukrainasi. 

“Barcelona dhe Real Madrid sigurisht se janë absolutisht në majë, por shumë gjëra mund të ndodhin në një garë si Liga e Kampionëve”, ka thënë ish-Topi i Artë për "La Gazzetta dello Spor

Ferguson i impresionuar nga paraqitja e Eriksen



Sir Alex Ferguson vërtetë është impresionuar nga paraqitja e Eriksen në ndeshjen Ajax-Manchester United.
”Ai është lojtar i mirë,është lojtar tipik i Ajaxin por këtë ne e kishim ditur”
”Ne kemi shumë lojtarë të rinj në klub, por ne jemi gjithmonë në kërkim të talenteve. Është e pamundur të parashikohet se çfarë do ndodhë në të ardhmen”,tha Ferguson